Bota 11 January 2026, 20:50 Nga VNA

Irani paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-së, mbi 490 protestues të vrarë sipas burimeve të të drejtave të njeriut

Ndaje në Whatsapp
Irani paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-së, mbi 490 protestues të

Irani ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa raportime të BBC-së dhe organizatave të të drejtave të njeriut flasin për një bilanc gjithnjë e më tragjik të protestave që po përfshijnë vendin. Burime mjekësore i kanë thënë BBC-së se gjatë dy ditëve të fundit në dy spitale janë dërguar mbi 100 trupa, ndërsa numri real i viktimave në rang kombëtar dyshohet të jetë shumë më i lartë.

Sipas Human Rights Activists News Agency (HRANA), me seli në SHBA, janë verifikuar 490 protestues të vrarë dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 10.600 persona janë arrestuar gjatë dy javëve të trazirave. Protestuesit kanë sfiduar sërish shtypjen e dhunshme të forcave të sigurisë të shtunën në mbrëmje, ndërsa shefi i policisë iraniane deklaroi në televizionin shtetëror se reagimi i qeverisë është ashpërsuar.

Protestat nisën në Teheran për shkak të inflacionit të lartë, por janë shndërruar në thirrje të hapura për përfundimin e sundimit klerikal të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka deklaruar se çdo protestues do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që parashikon dënim me vdekje, ndërsa Khamenei i ka quajtur demonstruesit “një bandë vandalësh” që kërkojnë t’i “pëlqejnë” presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ana tjetër, SHBA ka kërcënuar se mund të ndërmarrë veprime ndaj Iranit për vrasjen e protestuesve. Presidenti Trump deklaroi se SHBA “qëndron gati të ndihmojë”, pa sqaruar se çfarë masash po shqyrtohen. Sipas burimeve të CBS dhe Wall Street Journal, në tryezë janë diskutuar opsione që variojnë nga sulme ushtarake, te lufta kibernetike dhe sanksione të reja.

Kryetari i Parlamentit iranian paralajmëroi se në rast sulmi amerikan, objektiva legjitime do të ishin Izraeli si dhe bazat ushtarake dhe anijet amerikane në rajon. Ndërkohë, spitalet në disa qytete raportojnë se janë të mbingarkuara me të plagosur e viktima. BBC Persian ka verifikuar se vetëm në qytetin Rasht janë dërguar 70 trupa brenda një nate, ndërsa në Teheran mjekët flasin për të shtëna direkte në kokë dhe në kraharor ndaj të rinjve.

Qeveria iraniane ka vendosur bllokadë interneti që prej së enjtes, duke e bërë të vështirë verifikimin e informacionit. Megjithatë, pamje të publikuara tregojnë rreshta qesesh mortore në zonën Kahrizak të Teheranit, ku sipas BBC-së shihen rreth 182 trupa të mbështjellë, shumë prej tyre të lënë në ambiente të hapura.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme