Bota 12 Gusht 2025, 22:28 Nga VNA

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Ndaje në Whatsapp
Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit

Policia iraniane ka bërë të ditur se rreth 21.000 persona janë ndaluar për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin në qershor – një shifër dukshëm më e lartë se vlerësimet zyrtare të mëparshme.

Zëdhënësi i policisë, Saeed Montazerolmehdi, deklaroi se informacionet e marra nga qytetarët kanë luajtur rol kyç në arrestime, ndërsa nuk dihet se sa prej të ndaluarve vijojnë të mbahen në paraburgim, përcjell REL.

Në mesin e tyre, 2.774 janë shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Sipas autoriteteve, në telefonat e tyre janë gjetur fotografi të objekteve ushtarake dhe të dhëna të ndjeshme për vendndodhjen, të cilat dyshohet se janë transmetuar. Përveç tyre, edhe 261 persona të tjerë dyshohen për spiunazh, ndërsa 172 janë arrestuar për xhirime të paautorizuara.

Këto shifra bien ndesh me deklaratat e fundit të shefit të gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, i cili raportonte vetëm 2.000 arrestime, shumë prej të cilave ishin liruar për mungesë provash.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për shtrirjen e masave të sigurisë. HRANA, një agjenci me seli në SHBA, ka dokumentuar qindra arrestime, kryesisht ndaj pakicave etnike dhe aktivistëve, ndërsa Amnesty International ka denoncuar rritjen e ekzekutimeve pas luftës dhe ka paralajmëruar për tortura, gjykime të padrejta dhe vrasje arbitrare.

Që nga fundi i qershorit, Irani ka ekzekutuar të paktën shtatë persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin, përfshirë shkencëtarin bërthamor Rouzbeh Vadi, i arrestuar më shumë se një vit më parë. Ai akuzohej se kishte dhënë informacione të ndjeshme që kishin ndihmuar operacionet izraelite.

Autoritetet iraniane shprehen të shqetësuara për depërtimin e shërbimit sekret izraelit Mossad në vend, duke e lidhur me disa operacione të mëdha ushtarake dhe të inteligjencës. Në qershor, parlamenti miratoi një ligj për rritjen e ndjeshme të dënimeve për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveri armiqësore, veçanërisht Izraelin, por Këshilli i Gardës e rrëzoi atë, duke lënë të hapur mundësinë e miratimit pas disa ndryshimeve.

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme