Bota 18 November 2025, 15:47 Nga VNA

“Një milionë euro për vrasjen e prokurorit belg”/ Goditet klani shqiptar i drogës, 8 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
“Një milionë euro për vrasjen e prokurorit belg”/
Prokurori Julien Moinil

Media belge dhnet.be shkruan se autoritetet në Belgjikë kanë zbuluar një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin e Brukselit, Julien Moinil, dhe se personat kryesorë të përfshirë dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal me lidhje me trafikantë shqiptar të trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, gjatë muajve të fundit policia federale ka mbledhur informacione që lidhen me kërcënime serioze ndaj prokurorit, ndërsa të dyshuarit kanë precedentë penalë në trafik të organizuar narkotikësh. Mëngjesin e sotëm u zhvilluan 18 kontrolle, kryesisht në Bruksel, dhe u arrestuan 8 persona, të cilët po merren në pyetje.

Shkrimi i plotë i medias belge:

Gjatë korrikut 2025, Prokuroria Federale u njoftua nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm që synonte një atentat ndaj Julien Moinil, prokurorit të Mbretit në Bruksel. Të dyshuarit kryesorë dyshohet se kanë precedentë penalë të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe besohet se janë aktivë në rrethet kriminale shqiptare.

Zëdhënësja e prokurorisë, Yasmina Vanoverschelde, sqaroi se gjatë muajve të fundit policia federale, nën drejtimin e një gjyqtari hetues të Brukselit dhe me urdhër të Prokurorisë Federale, ka kryer hetime të thelluara mbi çdo informacion të marrë.

“Burime të rëndësishme njerëzore të policisë federale janë angazhuar për muaj të tërë për këtë rast. Edhe në Prokurorinë Federale, disa magjistratë janë caktuar për ndjekjen e hetimit”, tha ajo.

Të martën në mëngjes u kryen 18 kontrolle në disa zona, përfshirë Luvainin, por kryesisht në Bruksel.

“Tetë persona janë ndaluar dhe po merren aktualisht në pyetje. Pas marrjes së dëshmive, gjyqtari hetues do të vendosë nëse do të mbeten në paraburgim. Aktualisht nuk mund të konfirmohet apo të hidhet poshtë komploti për atentat ndaj prokurorit Moinil. Hetimet vazhdojnë”, shtoi Vanoverschelde.

Prokurorja federale Ann Fransen theksoi rëndësinë e rritjes së mbrojtjes për zyrtarët e drejtësisë. “Ky hetim tregon edhe një herë domosdoshmërinë urgjente për të mbrojtur më mirë policët dhe magjistratët që luftojnë çdo ditë kundër krimit të organizuar dhe për këtë arsye bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale”, u shpreh ajo. Sipas Fransen, Ministri i Drejtësisë ka ngritur një grup pune, me pjesëmarrjen e magjistratëve të Prokurorisë Federale, i cili po përgatit iniciativa të reja ligjore në këtë drejtim.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme