Bota 17 February 2026, 17:57 Nga VNA

Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

Ndaje në Whatsapp
Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

Ekonomia gjermane është në krizë, shenjat e rimëkëmbjes janë të dobta. Veçanërisht e goditur rëndë është industria. Më shumë se 120 mijë vende pune humbën aty vetëm vitin e kaluar. Ekspertët i tremben shkurtimeve të tjera. 

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor - afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës. Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

"Industria gjermane është në një krizë të thellë", tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: "Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës."

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026

Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues. Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit - "në kurriz të vendeve të punës në Gjermani".

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset. Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve.

DW

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme