Bota 2 Shtator 2025, 11:48 Nga VNA

Incidenti me Von der Leyen/Si ndërpret Rusia sinjalin satelitor avionëve europianë

Ndaje në Whatsapp
Incidenti me Von der Leyen/Si ndërpret Rusia sinjalin satelitor

Nga Kaliningradi deri në Krime, postat ushtarake ndërhyjnë në dronët ukrainas, por pengojnë edhe fluturimet civile. Në vitin 2024, rastet janë rritur me 220%.

 Një antenë gjigande 40 metra e lartë në Kaliningrad, që shfaqet papritur pranë Okunevo-s, në ish-kllavën ruse mes Polonisë dhe Lituanisë dhe me pamje nga Deti Baltik, është bërë një nga burimet kryesore të ndërhyrjeve në sistemet e navigimit të avionëve dhe anijeve — madje edhe në distanca prej qindra kilometrash — që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

 Për ta identifikuar, ekspertë nga disa vende përdorën triangulime dhe imazhe satelitore. Në Bruksel, selia e NATO-s, disa gjeneralë europianë kanë propozuar ta shkatërrojnë ose ta çaktivizojnë, thotë një burim perëndimor për gazetën Corriere della Sera. Por kjo ide është refuzuar, pjesërisht për shkak të kundërshtimit amerikan, dhe pjesërisht për frikën e përshkallëzimit të konfliktit.

Rrjet i gjerë ndërhyrjesh

Antena e Okunevos nuk është e vetmja. Janë zbuluar edhe pika të tjera të ngjashme në Baltiysk, Yantarnyy, pranë Shën Petersburgut, dhe përgjatë kufirit me Ukrainën. Po ashtu, në kufirin me Estoninë, autoritetet në Tallinn në qershor akuzuan Rusinë se ka vendosur pajisje të tjera penguese rreth 20 km larg kufirit.

 Këto janë poste të përhershme ose lëvizëse, disa të dukshme nga sateliti, disa të maskuara. Menaxhohen kryesisht nga:

 Brigada e 16-të në Kursk (afër kufirit lindor me Ukrainën)

 Regjimenti i 218-të, njësi të specializuara në luftën elektronike.

Më shumë se 3 vite probleme

 Që prej më shumë se tre vitesh, dhjetëra avionë që fluturojnë mes Europës dhe Lindjes së Mesme përballen me probleme në marrjen dhe transmetimin e të dhënave satelitore gjatë fluturimit.

 Moska zyrtarisht thotë se përdor këto pajisje për të penguar navigimin e dronëve ukrainas, por në realitet, efektet anësore prekin seriozisht edhe avionët dhe anijet civile, duke dëmtuar sistemet e pozicionimit global (GPS).

 Statistikat

 Sipas një platforme monitorimi të Universitetit të Stanfordit, në gushtin e kaluar çdo ditë 90 deri në 150 avionë raportuan probleme serioze me instrumentet në bord.

 Sipas OpsGroup, një platformë e specializuar për industrinë e aviacionit, vitin e kaluar 1.400 fluturime në ditë humbnin sinjalin GPS në zonat Europë–Lindja e Mesme–Rusi.

 Sipas IATA-s (Shoqata Ndërkombëtare e Linjave Ajrore), rastet e humbjes së sinjalit GPS janë rritur me 220% midis 2021 dhe 2024. Vitin e kaluar kishte 56,3 raste për çdo 1000 fluturime.

 Llojet e ndërhyrjeve

 Ekspertët shpjegojnë se ndërhyrjet ndodhin në dy forma:

 Jamming – bllokimi i sinjalit

 Spoofing – ndryshimi i të dhënave të pozicionit

 Këto ndërhyrje kanë shkaktuar:

 Devijime të fluturimeve, si në janar kur një Boeing 737 i Ryanair, i drejtuar për në Vilnius (Lituani), u detyrua të ulej në Poloni.

 Anulimin e të gjithë linjave, siç bëri Finnair për një muaj në fluturimet drejt Tartu-s, në Estoninë lindore.

 Mbyllje të përkohshme të aeroporteve.

 Edhe Bullgaria është në zonën e prekur — avioni i Ursula von der Leyen pati probleme gjatë zbritjes në këtë vend.

 Ndërhyrje gjithnjë më të sofistikuara

 «Ndërhyrjet po zhvillohen në aspektin e frekuencës dhe kompleksitetit», tha së fundmi Jesper Rasmussen, drejtor i standardeve të fluturimit në EASA, agjencia europiane e sigurisë ajrore.

 Sipas OpsGroup, spoofing-u në lartësi të madhe ka shkaktuar:

 Probleme me sistemin e menaxhimit të fluturimit

 Probleme me referencën inerciale hibride (që ndjek pozicionin e avionit)

 Probleme me orën e avionit

 Probleme me sistemet anti-kolizion, me radarin e motit, me komunikimet mes pilotit dhe kullës, si dhe me transponderët që transmetojnë të dhënat e identifikimit.

 Debat në OKB

 «Me tensionet gjeopolitike që vazhdojnë, është e vështirë të parashikohet ndonjë përmirësim i kësaj situate në një të ardhme të afërt», tha në një event në qershor Nick Careen, nënkryetar i IATA për operacionet dhe sigurinë.

 Për këtë arsye, linjat ajrore kërkojnë një ndërhyrje zyrtare nga ICAO, agjencia e Kombeve të Bashkuara për aviacionin civil.

 Por atje, Rusia ka ende të drejtë fjale!

 

Burimi: Corriere della Sera 

Video

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme