Bota 24 October 2025, 21:52 Nga VNA

Incident në Prishtinë/ Deputeti Armend Zemaj grushton një qytetar: Më provokoi

Ndaje në Whatsapp
Incident në Prishtinë/ Deputeti Armend Zemaj grushton një

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë këtë të premte në një incident në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku mësohet se ka goditur një qytetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Zemaj ka deklaruar se ka reaguar pas provokimeve dhe ofendimeve verbale nga qytetari, por ka pranuar se dhuna nuk është përgjigje e drejtë, duke kërkuar falje publike dhe duke e cilësuar incidentin si “mësim për më shumë durim”.

LDK ka dënuar ashpër sulmet dhe ofendimet ndaj Zemajt, duke i cilësuar ato si cenim të dinjitetit të përfaqësuesve të popullit dhe institucioneve demokratike.

Ndërkohë, avokati i qytetarit, Liridon Kutllovci, ka deklaruar se klienti i tij është sulmuar pa provokim fizik, duke theksuar se Zemaj e ka fyer dhe më pas e ka goditur me grusht. Kutllovci ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarit dhe kërkimin e përgjegjësisë ligjore për rastin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është në hetim.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme