Bota 5 January 2026, 14:24 Nga VNA

Incident në banesën e zëvendëspresidentit të SHBA, Shërbimi Sekret ndalon të dyshuarin

Ndaje në Whatsapp

Incident në banesën e zëvendëspresidentit të SHBA,

Një incident është regjistruar pas mesnate në banesën e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, në lagjen East Walnut Hills të qytetit Cincinnati, njoftuan autoritetet amerikane.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij të ndodhur në William Howard Taft Drive, ndërsa Shërbimi Sekret amerikan kërkoi ndërhyrjen e policisë lokale rreth orës 00:15, pasi agjentët vunë re një person që po lëvizte me shpejtësi në zonë.

Sipas një deklarate zyrtare, i dyshuari theu disa dritare të banesës dhe u ndalua pak më vonë nga agjentët e Shërbimit Sekret. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së po bashkëpunon me Policinë e Cincinnati-t dhe Zyrën e Prokurorit Federal, ndërsa po shqyrtohen vendimet për ngritjen e akuzave”, thuhet në deklaratë sipas mediave amerikane.

Autoritetet sqaruan se zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin e incidentit, pasi ishin jashtë qytetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme