Bota 12 February 2026, 21:03 Nga VNA

I doli emri në skandalin Epstein, policia norvegjeze bastis pronat e ish-zyrtarit të lartë të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland

Ndaje në Whatsapp
I doli emri në skandalin Epstein, policia norvegjeze bastis pronat e

Policia norvegjeze ka kryer kontrolle në banesat dhe pronat e ish-kryeministrit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm lidhur me dyshimet për korrupsion dhe lidhjet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein.

Lajmi u konfirmua nga avokati i Jagland dhe nga autoritetet norvegjeze. Imazhe të publikuara nga mediat vendase VG, Dagbladet, Dagens Næringsliv dhe Aftenposten tregojnë hetues që largohen nga rezidenca e Jagland në Oslo me materiale të sekuestruara.

Kontrollet u kryen nga njësia norvegjeze kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, Okokrim, një ditë pasi Këshilli i Evropës – institucioni kryesor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinent, të cilin Jagland e drejtoi nga viti 2009 deri në 2019 – vendosi t’i heqë atij imunitetin diplomatik.

"Okokrim aktualisht po kryen kontrolle në rezidencën dhe pronat e Thorbjorn Jagland. Kjo pritej dhe është një pjesë standarde e një hetimi të kësaj natyre”, deklaroi avokati i tij, Anders Brosveet.

Sipas tij, Jagland është tashmë nën hetim për korrupsion, në përputhje me legjislacionin norvegjez, një fazë procedurale që i paraprin ngritjes së akuzave formale dhe i jep të dyshuarit të drejtën për përfaqësim ligjor. Në Norvegji, ngritja e akuzave formale zakonisht ndodh në një fazë më të avancuar të procesit, ndonjëherë vetëm disa javë përpara nisjes së gjykimit.

“Kjo nuk përfaqëson ndonjë ndryshim thelbësor në çështje, por është një pasojë ligjore e metodave hetimore të përdorura nga policia”, shtoi Brosveet.

Edhe vetë Jagland ka reaguar, duke deklaruar për Aftenposten se është “shumë i kënaqur që çështja po sqarohet”.

Nga ana tjetër, shefi i Okokrim, Paal Loenseth, bëri të ditur për Reuters se, përveç banesës në Oslo, janë kontrolluar edhe një pronë në një qytet bregdetar në jug të Norvegjisë dhe një tjetër në qarkun malor të Telemarkut. Ai konfirmoi se Jagland do të merret në pyetje në vijim të procedurave.

Emri i Jagland doli në dritë pas publikimit të dokumenteve që lidhen me çështjen Epstein. Sipas raportimeve, në vitin 2012 ai i kishte dërguar një e-mail Jeffrey Epstein, ku shkruante: “Isha në Tiranë, ka vajza të jashtëzakonshme”.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe natyrën e marrëdhënieve të tij me Epstein, ndërsa autoritetet norvegjeze nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi ecurinë e çështjes.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme