Bota 9 March 2026, 15:33 Nga VNA

Human Rights Watch akuzon ushtrinë izraelite për përdorim të fosforit të bardhë në një fshat të Libanit

Ndaje në Whatsapp
Human Rights Watch akuzon ushtrinë izraelite për përdorim të

Një raport i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, pretendon se ushtria izraelite ka përdorur municione me fosfor të bardhë në fshatin Yohmor, në jug të Libanit.

Sipas raportit, organizata ka verifikuar dhe gjeolokalizuar shtatë fotografi të realizuara në fillim të marsit, ku shihen re tymi të bardhë që ngrihen mbi një zonë banimi, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile përpiqen të shuajnë zjarret që shpërthyen në dy shtëpi dhe në një automjet.

Fotografia e parë është publikuar në rrjetet sociale në mëngjesin e 3 marsit dhe tregon re tymi që, sipas Human Rights Watch, janë “të përputhshme me municionet M825 të kalibrit 155 milimetra që përmbajnë fosfor të bardhë”.

Po atë ditë, në orën 05:27 të mëngjesit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite për gjuhën arabe, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të Yohmorit dhe rreth 50 fshatrave të tjerë që të largoheshin të paktën një kilometër nga zonat e banuara. I njëjti paralajmërim u përsërit edhe gjashtë orë më vonë.

Në operacionet ushtarake, fosfori i bardhë përdoret për qëllime të ndryshme, si për të krijuar perde tymi që kufizojnë dukshmërinë, për sinjalizim ose edhe për të goditur objektiva të armikut. Në varësi të lartësisë së shpërthimit, një predhë e tillë mund të shpërndajë fragmente kimike në një zonë me diametër deri në 250 metra.

“Efektet ndezëse të fosforit të bardhë mund të shkaktojnë vdekje ose plagë shumë të dhimbshme që nuk shërohen lehtë”, shpjegon Ramzi Kaiss, studiuesi libanez i Human Rights Watch që ka drejtuar hetimin.

Organizata analizoi edhe dy fotografi të tjera të publikuara nga Komiteti Islamik i Shëndetësisë, një autoritet shëndetësor i lidhur me Hezbollah-un. Fotot janë realizuar pas sulmit dhe tregojnë zjarre në shtëpi. Sipas Human Rights Watch, analizat e metadatave tregojnë se ato janë realizuar në një distancë më pak se 160 metra nga njëra-tjetra.

Nuk është hera e parë që ushtria izraelite akuzohet për përdorimin e municioneve të tilla në Liban. Aktualisht nuk ekziston një ndalim i plotë dhe specifik për fosforin e bardhë, por përdorimi i tij mund të bie ndesh me kufizimet për municionet ndezëse të parashikuara në Protokollin III të Konventës për armët konvencionale. Sipas kësaj konvente, këto armë nuk duhet të përdoren kundër objektivave civile. Libani është pjesë e kësaj marrëveshjeje që nga viti 1983, ndërsa Izraeli nuk është palë në të.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme