Bota 29 November 2025, 17:32 Nga VNA

Harta digjitale rikthen në jetë rrugët e lashta romake

Ndaje në Whatsapp
Harta digjitale rikthen në jetë rrugët e lashta romake

“Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” nuk është më thjesht një shprehje. Një projekt gjigant akademik, Itiner-e, sapo ka krijuar hartën më të detajuar ndonjëherë të rrugëve të Perandorisë Romake — plot 299,000 km rrugë të dokumentuara me saktësi të lartë!

Nga Britania deri në Afrikën e Veriut, rrjetet ku dikur marshonin ushtri, qarkullonin tregtarë dhe shpërndaheshin ide, tani janë rikthyer në jetë përmes teknologjisë moderne. Duke kombinuar arkeologjinë, burime historike, imazhe satelitore dhe modele digjitale, studiuesit kanë rindërtuar mënyrën si lëvizte, tregtonte dhe administrohej një nga perandoritë më të mëdha të historisë.

Ky atlas i ri tregon se sa shumë prej atyre rrugëve ende ndikojnë qytetet dhe ekonomitë tona sot — dhe zbulon zona ku rrjetet romake mbeten mister, duke hapur dyer për kërkime të reja.

Studiuesit thonë se vetëm 2.7% e rrugëve mund të hartohen me siguri arkeologjike. Në gati 90% të rasteve, studiuesit mund të përcaktojnë vetëm një itinerar "të mundshëm”. Ndërsa për 7.4% të fundit, shkencëtarët mund të sugjerojnë vetëm rrugë "hipotetike”, të cilat rrugët do të duhej t'i kishin ndjekur.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme