Bota 6 September 2025, 22:20 Nga VNA

Greqi/ Mitsotakis shpall paketë masash 1.6 miliardë euro në Selanik

Ndaje në Whatsapp
Greqi/ Mitsotakis shpall paketë masash 1.6 miliardë euro në

Në një periudhë të vështirë politike për qeverinë konservatore dhe në vitin e 7-të të mandatit të tij, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një paketë të re reformash ekonomike dhe sociale, me vlerë 1.6 miliardë euro, nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut. Paketa synon të mbështesë mbi 4 milionë qytetarë grekë dhe, sipas kryeministrit, përbën “reformat më të guximshme të viteve të fundit”.

Mitsotakis tha se Greqia ka kaluar nga “kriza në stabilitet”, duke përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve dhe turizmit si dëshmi të suksesit ekonomik të qeverisë së tij. Megjithatë, ai pranoi se kostoja e jetesës vazhdon të jetë një sfidë serioze për shumë grekë dhe u zotua për mbështetje pa cënuar stabilitetin fiskal.

Masat kryesore për qytetarët

Paketa përfshin një sërë masash që prekin drejtpërdrejt buxhetet familjare:

Ulja e tatimeve: 2 pikë për të gjithë dhe ulje shtesë për familjet me fëmijë.

Tatim zero për të rinjtë deri në 25 vjeç me të ardhura deri në 20 mijë euro.

Ulje e tatimit nga 22% në 9% për qytetarët deri në moshën 30 vjeç.

Përfitimet për qytetarët nga këto masa llogariten nga 400 deri në 4100 euro në vit.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve të banesave, qeveria planifikon:

Ndërtimin e 2 mijë apartamenteve për qytetarë pa strehë, në ish-reparte ushtarake.

Ulje të normës së tatimit për qiratë nga 12 mijë në 24 mijë euro, me 25%.

Përjashtim nga taksa ENFIA për banesën e parë në fshatra me më pak se 1.500 banorë – fillimisht përgjysmim në 2026 dhe më pas heqje totale në 2027.

Ulje të TVSH-së me 30% në ishujt e vegjël kufitarë.

Rritje pagash dhe mbështetje për pensionistët

Më shumë se 151.000 punonjës të sektorëve të sigurisë dhe diplomacisë do të përfitojnë nga rritje pagash, përfshirë:

Ushtarakët

Policia

Zjarrfikësit

Roja bregdetare

Diplomatët

Për pensionistët, “diferenca personale” do të përgjysmohet në 2026 dhe hiqet plotësisht në 2027, duke sjellë përfitime për qindra mijëra përfitues.

Reforma deri në vitin 2030

Mitsotakis prezantoi edhe katër reforma afatgjata, që do të shtrihen deri në vitin 2030:

Një diplomë kombëtare e re për arsimin

Sistem shëndetësor publik i modernizuar

Modernizimi i urbanistikës dhe kadastrës

Hartë e re energjetike kombëtare

“Unë nuk jap premtime boshe dhe as para që nuk ekzistojnë. Jap vetëm plane konkrete për zhvillim, me synimin që në vitin 2027 vendi të hapë një kapitull të ri, edhe më të suksesshëm”, deklaroi Mitsotakis.

Protesta në rrugë

Në kontrast me tonin optimist të kryeministrit, Selaniku u përfshi pasditen e së shtunës nga protesta antiqeveritare të organizuara nga sindikatat kryesore të vendit. Protestat pasqyrojnë pakënaqësinë publike ndaj kostos së jetesës dhe krizës së strehimit.

Ndërkohë, në Athinë dhe qytete të tjera u mbajtën protesta për të kujtuar viktimat e tragjedisë së trenave dy vjet më parë, ku humbën jetën 57 persona. Familjarët e viktimave dhe qytetarët kërkuan drejtësi dhe llogaridhënie.

 

 

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme