Bota 11 January 2026, 14:16 Nga VNA

Goditet rrjeti i trafikut te drogës në Turqi: Arrestohet aktori Can Yaman dhe disa personazhe të njohur

Ndaje në Whatsapp
Goditet rrjeti i trafikut te drogës në Turqi: Arrestohet aktori Can

Në një operacion masiv që ka tronditur opinionin publik turk, autoritetet kanë arrestuar shtatë persona, përfshirë aktorin me famë botërore Can Yaman, nën dyshimet për përfshirje në një rrjet të gjerë të trafikimit të drogës dhe prostitucionit.

Ylli, i cili aktualisht po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në Itali me projektin e tij të fundit "Sandokan", u ndalua gjatë një aksioni të koordinuar midis Forcave të Xhandarmërisë Ushtarake dhe Agjencisë Kundër Drogës, të cilat ushtruan bastisje të njëkohshme në shtatë biznese strategjike në Stamboll, përfshirë hotelin ikonik Bebek Otel në Bosfor dhe klubin e natës Klein Phönix.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, marihuane, pilula droge, përgatitje të lëngshme të dyshimta, si dhe peshore precize dhe municione. Përveç aktorit Yaman, i cili mësohet se është liruar këtë të diel ndërsa hetimet vijojnë në gjendje të lirë, në pranga përfunduan edhe aktorja Selen Görgüzel, ish-prezantuesja Nilufer Batur Tokgöz, si dhe Ayşe Sağlam e Çeren Alper, ndërsa operacioni ka çuar tashmë në burgosjen e producentit Muzafer Yıldırım, pronar i Bebek Otel.

Hetimi i udhëhequr nga Zyra e Prokurorisë për Kontrabandë dhe Krime Ekonomike po shqyrton një gamë të gjerë veprash penale që variojnë nga posedimi dhe lehtësimi i përdorimit të drogës deri te prokurimi i prostitucionit dhe pastrimi i parave, duke çuar deri më tani në ndalimin e 36 personave dhe lëshimin e urdhër-arresteve për 26 të dyshuar të tjerë. Ndërsa autoritetet po kërkojnë Kasim Garipoglou dhe Mert Vindinli, të cilët besohet se janë larguar jashtë vendit, asetet e shtatë personave kryesorë janë ngrirë tashmë si pjesë e këtij procesi të paprecedentë që ka vënë në shënjestër modele, influencues, gazetarë si Mehmet Akif Ersoy dhe drejtues të lartë, përfshirë presidentin e Fenerbahçes, Sandetin Saran, i cili pas lirimit nën mbikëqyrje gjyqësore ka paralajmëruar zgjedhje të jashtëzakonshme për kreun e klubit sportiv.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme