Bota 10 November 2025, 14:10 Nga VNA

Gjykata e Parisit urdhëron lirimin e Nicolas Sarkozy

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Parisit urdhëron lirimin e Nicolas Sarkozy

Gjykata e Parisit ka urdhëruar lirimin e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, pas përfundimit të seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën pasdite. Sarkozy, i cili kishte kaluar 20 ditë në burg, i përshkroi ato si një “makth”, ndërsa tashmë do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.

Në vendimin e gjykatës përfshihet edhe ndalimi për ish-presidentin që të ketë kontakte me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit — takim që shkaktoi kritika të forta, kryesisht nga radhët e trupës gjyqësore.

Sipas mediave franceze, Sarkozy pritet të largohet nga burgu “Sante”, në qendër të Parisit, gjatë ditës së sotme. Prokuroria kishte propozuar më herët para Gjykatës së Apelit të Parisit lirimin e tij nga qelia, duke e vlerësuar masën aktuale si të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme