Bota 26 January 2026, 13:39 Nga VNA

Gjigantët e rrjeteve sociale META, Youtube dhe TikTok përballen me gjyqin e parë për dëmtimin e shëndetit mendor të të rinjve

Ndaje në Whatsapp
Gjigantët e rrjeteve sociale META, Youtube dhe TikTok përballen me

Meta, TikTok dhe YouTube do të përballen këtë javë me një gjykim historik në SHBA, mes akuzave se platformat e tyre kanë nxitur varësi dhe kanë përkeqësuar shëndetin mendor të të rinjve, në atë që po konsiderohet si faza e re e debatit kombëtar për kohën që fëmijët kalojnë para ekranit.

Gjyqi, që zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë në Los Anxhelos, lidhet me padinë e një 19-vjeçareje nga Kalifornia, e identifikuar si K.G.M., e cila pretendon se u bë e varur nga rrjetet sociale që në moshë të vogël, për shkak të dizajnit që synon të mbajë vëmendjen e përdoruesit. Sipas padisë, aplikacionet i kanë ushqyer depresionin dhe mendimet vetëdëmtuese, dhe ajo kërkon që kompanitë të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ky është rasti i parë nga një seri procesesh gjyqësore që pritet të zhvillohen këtë vit mbi atë që paditësit e quajnë “varësi nga rrjetet sociale” tek fëmijët. Avokati i paditëses, Matthew Bergman, tha se për herë të parë gjigantët e teknologjisë do të duhet të mbrohen në gjyq, jo vetëm në dëgjesa politike. “Do të jenë nën një nivel shqyrtimi që nuk ekziston kur dëshmon para Kongresit,” u shpreh ai.

Juristët do të vendosin nëse kompanitë kanë qenë neglizhente në ofrimin e produkteve që kanë dëmtuar shëndetin mendor të paditëses, dhe nëse përdorimi i aplikacioneve ka qenë një faktor i rëndësishëm në depresionin e saj, krahas faktorëve të tjerë si përmbajtja e palëve të treta apo jeta e saj jashtë internetit.

Rasti konsiderohet një test kyç për teorinë ligjore se platformat sociale mund të mbahen përgjegjëse për dëme psikologjike. “Ky është një rast prove. Do të shohim nëse këto teori qëndrojnë,” tha Clay Calvert, jurist i medias në American Enterprise Institute.

Në gjyq pritet të dëshmojë edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, ndërsa kompania do të argumentojë se produktet e saj nuk janë shkaku i problemeve të shëndetit mendor të K.G.M. Ndërkohë, Snap, kompania mëmë e Snapchat, ka arritur më 20 janar një marrëveshje pajtimi me paditësen dhe nuk do të vijojë procesin gjyqësor.

YouTube pritet të mbrojë qëndrimin se platforma e saj është thelbësisht e ndryshme nga rrjetet sociale si Instagram dhe TikTok, ndërsa TikTok nuk ka komentuar publikisht mbi strategjinë e saj ligjore.

Paralelisht me nisjen e gjyqit, këto kompani po zhvillojnë një fushatë kombëtare për të bindur publikun se produktet e tyre janë të sigurta për adoleshentët, duke promovuar mjete të reja për kontroll prindëror dhe duke investuar miliona dollarë në imazhin e tyre publik.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme