Bota 7 February 2026, 21:54 Nga VNA

Gjermania kërkon të ruajë të drejtën për pagesa me para në dorë

Ndaje në Whatsapp

Gjermania kërkon të ruajë të drejtën për pagesa me

Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave në Gjermani, 30 përqind e tyre thanë se nuk kishin qenë në gjendje të paguanin me para në dorë në një kafene ose dyqan në gjashtë muajt e mëparshëm, sepse nuk ishte e mundur.

Një studim nga Bundesbank tregoi se në institucionet qeveritare, për shembull kur lëshohen dokumente identiteti, pagesat me para në dorë nuk janë gjithmonë të mundshme.

Disa dyqane nuk pranojnë më fare para në dorë, dhe arkat e reja me vetëshërbim në supermarkete shpesh pranojnë vetëm pagesa me karta bankare. Në sektorin e shitjes me pakicë, me një total prej rreth 710,000 arka, tani ka pothuajse 40,000 arka me vetëshërbim, krahasuar me pak më shumë se 16,000 në vitin 2023.

Biletat e transportit, gjobat e parkimit ose biletat e pishinës ndonjëherë nuk mund të paguhen me para në dorë ose mund të paguhen vetëm me ndërlikime shtesë.

Kush nuk mund të bëjë pa para në dorë?

Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më pak vende ku mund të tërhiqen para, sepse bankomatet po hiqen dhe alternativa të tilla si arkat e supermarketeve nuk janë të disponueshme kudo, as nuk janë falas kudo. Ky është veçanërisht një problem në zonat rurale, ku njerëzit duhet të udhëtojnë distanca më të mëdha për të marrë para të gatshme.

Paratë e gatshme janë thelbësore për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit pa llogari bankare, si dhe për ata që kanë vështirësi në pagesat digjitale për shkak të kufizimeve me njohuritë teknike.

Njerëzit në rrethana të vështira jetësore, siç janë ata me borxhe ose të pastrehët, shpesh mbeten pa asnjë mundësi tjetër pagese - përveç parave të gatshme.

Pagesat janë praktike...

Për shitësit me pakicë dhe ofruesit e shërbimeve, pagesat pa para të gatshme janë praktike - sepse rreziku i vjedhjes zvogëlohet, sikur edhe kostot e shërbimeve.

Por, ndërsa bankat zvogëlojnë numrin e filialave dhe bankomatëve - depozitimi i të ardhurave nga paratë e gatshme në bankë bëhet dukshëm më i vështirë dhe i kushtueshëm.

Këto probleme përforcojnë njëra-tjetrën: sa më pak mundësi për të aksesuar para të gatshme, aq më të mëdha janë pengesat për konsumatorët. Nëse ky zhvillim vazhdon, paratë e gatshme së shpejti mund të mos jenë më të përdorshme si mjet pagese si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset, e kjo kërkon ndryshim të kushtueshëm të infrastrukturës së parave të gatshme - siç mund të shihet aktualisht në vendet skandinave si Suedia.

Atje, shumë dyqane dhe restorante nuk pranojnë më para të gatshme fare, e nuk ka gati asnjë bankomat.

Në Suedi, rreth 80 përqind e blerjeve bëhen në mënyrë digjitale. Paratë e gatshme rekomandohen ende vetëm në raste urgjence, për shembull kur sistemet kompjuterike dështojnë.

Apeli i organizatave në Gjermani

Shoqatat gjermane të konsumatorëvedhe organizatat shoqërore kanë kërkuar në një apel drejtuar qeverisë më 29 janar 2026 - që të miratohet një ligj për mbrojtjen e prave të gatshme.

"Ligjvënësi duhet të sigurojë që paratë e gatshme të pranohen përgjithësisht si mjet pagese dhe që të gjithë të kenë qasje në para të gatshme falas dhe pa pengesa - qoftë nëpërmjet bankomateve apo zgjidhjeve të tjera", thuhet në apelin e nënshkruar nga gjithsej 14 organizata.

Me një ligj të tillë, qeveria federale mund të zbatojë qëllimin e saj nga marrëveshja e koalicionit - për të ruajtur paratë e gatshme dhe për t'u dhënë konsumatorëve liri zgjedhjeje kur bëjnë pagesa. Sipas Nenit 2 të Kushtetutës, pagesa me para të gatshme është madje pjesë e një të drejte të përgjithshme të individit.

Apelin e kanë nënshrkuar organizatat më të mëdha shoqërore në Gjermani, duke përfshirë edhe ato të kishave Ungjillore dhe Katolike, si dhe Shoqatën Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorit, Organizatën Bamirëse të Punëtorëve, Fondin Gjerman të Fëmijëve, Shoqatën Federale të Organizatave të Pensionistëve, si dhe shoqata nga industria e panaireve tregtare dhe tregtia e furrave të bukës.

Avantazhet dhe disavantazhet

Këto organizata thonë se paratë e gatshme mbeten një mjet i besueshëm pagese në kriza - në rast të avarive të mëdha, sulmeve kibernetike ose fatkeqësive natyrore dhe funksionojnë pa energji elektrike ose internet.

Megjithatë, nëse shuma më të mëdha mbahen në shtëpi, atëherë ekziston një rrezik më i madh që ato para të zhduken - për shkak të vjedhjes ose fatkeqësive natyrore si përmbytjet.

Paratë e gatshme mbrojnë privatësinë dhe lejojnë pavarësinë nga sistemet digjitale dhe kontrollin e lehtë të shpenzimeve të dikujt. Por paratë e gatshme lehtësojnë pjesërisht edhe transaksionet anonime dhe ekonominë ilegale.

Paratë e gatshme inkurajojnë ndërveprimin shoqëror në jetën e përditshme: aktivitetet e shoqatave të ndryshme, komuniteteve kishtare, shkollave, iniciativave të lagjeve dhe programeve të tjera shpesh janë të realizueshme vetëm me para të gatshme. Këto përfshijnë tregjet humanitare dhe shkollore, fushata të ndryshme lokale për mbledhjen e fondeve ose për ndihmë të drejtpërdrejtë për të pastrehët.

Bashkimi Evropian forcon paratë e gatshme

Në fund të nëntorit, Parlamenti Evropian dhe përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare arritën një marrëveshje mbi një paketë ligjesh që duhet të lehtësojnë aksesin në para të gatshme në zonat rurale.

Sapo të miratohen ligjet, konsumatorët do të jenë në gjendje të tërheqin deri në 150 euro në arkë në dyqane, edhe nëse nuk blejnë asgjë. Deri më tani, kjo ka qenë e mundur vetëm në shumicën e supermarketeve me blerje të njëkohshme dhe pagesa me kartë. Në Gjermani, shumica e klientëve të bankave aktualisht mund të tërheqin deri në 200 euro në këtë mënyrë./DW/

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme