Bota 27 October 2025, 19:23 Nga VNA

Gjermania ka dëbuar më shumë njerëz këtë vit

Ndaje në Whatsapp
Gjermania ka dëbuar më shumë njerëz këtë vit

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen më shpejt. Kështu ka kërkuar koalicioni i CDU/CSU dhe Socialdemokratëve (SPD). Shifrat e këtij viti tregojnë se janë dëbuar më shumë njerëz nga Gjermania.

Gjermania ka rritur ndjeshëm këtë vit numrin e dëbimeve të refugjatëve pa leje qëndrimi. Nga janari deri në shtator, u deportuan 17.651 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte 14.706, një rritje prej rreth një të pestës. Shifrat vijnë si përgjigje e qeverisë federale ndaj një pyetjeje nga Partia e Majtë në Bundestag, siç raportohet nga "Neue Osnabrücker Zeitung", dhe agjencia e lajmeve dpa.

Kritika nga Partia e Majtë

Shumica e personave janë dëbuar në Turqi (1.614) dhe Gjeorgji (1.379). Pothuajse një në pesë të deportuar (3.095) ka qenë fëmijë ose adoleshent. Ekspertja e brendshme e Partisë së Majtë, Clara Bünger i kritikoi ashpër dëbimet. "Kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të dëbimeve, autoritetet zor se kanë ndonjë tabu," i tha ajo gazetës gjermane. "Dëbimet masive në një vend si Turqia, e cila shtyp të majtët, kurdët dhe anëtarët e opozitës? Me sa duket ky nuk është problem në kushtet aktuale politike në Gjermani."

Dëbime së shpejti deportimet edhe në Afganistan?

Qeveria gjermane planifikon të dëbojë së shpejti kriminelët afganë në atdhe. Sipas Ministrit Federal të Brendshëm Alexander Dobrindt, negociatat midis Gjermanisë dhe talebanëve islamistë në lidhje me dëbimet në Afganistan janë drejt përfundimit. Bisedimet drejt marrëveshjes janë shumë të avancuara, theksoi Dobrindt.

Po trajtohen mundësitë për riatdhesime jo vetëm me fluturime me porosi, por edhe me fluturime të planifikuara. Kontaktet me talebanët janë të diskutueshme, pasi qeveria gjermane zyrtarisht nuk mban marrëdhënie diplomatike me islamistët, të cilët janë rikthyer në pushtet në Afganistan që nga gushti i vitit 2021. Talibanët janë të izoluar ndërkombëtarisht për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave./ DW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme