Bota 26 Shtator 2025, 20:46 Nga VNA

Gjermania, 35 miliardë euro investime në hapsirë

Ndaje në Whatsapp
Gjermania, 35 miliardë euro investime në hapsirë

Siguria hapësinore po vihet në fokus të Gjermanisë: Ministri Federal i Mbrojtjes Pistorius njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030.

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë sigurie në hapësirë.

Ai tha se qeveria federale gjermane synon të investojë një shumë prej 35 miliardë eurosh për projekte hapësinore dhe arkitekturë të sigurisë hapësinore deri në vitin 2030.

Kjo përfshin satelitë, stacione tokësore dhe aftësitë e lëshimit, deklaroi politikani socialdemokrat në një kongres për hapësirën të Federatës së Industrisë Gjermane në Berlin.

Konfliktet e ardhshme jo vetëm në Tokë

Në këtë kontekst, ai paralajmëroi për kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina në hapësirë. Konfliktet e ardhshme nuk do të kufizohen më vetëm në Tokë, por do të zhvillohen edhe në hapësirë.

Sipas Pistoriusit, sistemet ushtarake gjermane tashmë po preken nga sulme bllokuese. Prandaj, duhet të merren në konsideratë edhe aftësitë sulmuese në hapësirë. Ai vuri në dukje se dy satelitë Intelsat aktualisht po gjurmohen nga satelitët rusë të zbulimit.

Boris Pistorius (SPD), Ministri Federal i Mbrojtjes, para një interviste shikon orenBoris Pistorius (SPD), Ministri Federal i Mbrojtjes, para një interviste shikon oren

Boris Pistorius (SPD), Ministri Federal i MbrojtjesFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Pistoriusi gjithashtu mbështeti diskutimin për aftësitë ofensive, domethënë mundësinë e sulmit në hapësirë nëse është e nevojshme: "Edhe në hapësirë, ne duhet të jemi në gjendje të frikësojmë në mënyrë që të mbrohemi."

Gjermania gjithashtu ka nevojë për aftësi të besueshme të transportit në hapësirë: "Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar ndaj një kombinimi: raketa të vogla bartëse për lëshime të zhdërvjellëta, por në afat të mesëm, edhe transportues të rëndë evropianë, të cilët dalin nga konkurrenca dhe, mbi të gjitha, duhet t'i mbijetojnë asaj."

Komanda Hapësinore e Forcave të Armatosura Gjermane do të ketë nevojë për qendrën e vet të operacioneve ushtarake satelitore. Pistoriusi deklaroi: "Vetëm në këtë mënyrë do të ruajmë kontrollin mbi sistemet tona dhe do të jemi në gjendje të reagojmë shpejt në rast emergjence."

DW

 

 

 

 

Video

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Fermerët dhe blegtorët protestuan kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke kërkuar subvencione më të larta dhe rikthimin e naftës pa taksa. Ata shprehen se kostot e karburantit dhe ushqimit për bagëtitë janë të papërballueshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një bordi për produktet bazë dhe një laborator për sigurinë ushqimore. Skema e re nuk përfshin mbështetjen e premtuar, gjë që e bën situatën të rëndë për sektorin. Qeveria pranoi të rishikojë skemën vetëm në shtator, por blegtorët e konsiderojnë këtë të papranueshme. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe thonë se do të dalin në rrugë me traktorë dhe lopët e tyre nëse nuk dëgjohen.

Fermerët dhe blegtorët gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë kërkuan rikthimin e naftës pa taksa për bujqësinë ose rregullimin e taksës së qarkullimit. Ata theksuan se çmimi i lartë i karburantit po e bën të pamundur funksionimin normal të fermave dhe blegtorisë. Një tjetër kërkesë ishte rritja e subvencioneve për sektorin, duke u ankuar se ato janë 7-8 herë më të ulëta se në vendet fqinje. Fermerët kërkuan gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës. Protestuesit kërkuan krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore dhe një trajtim më të drejtë të TVSH-së për fermerët. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat në rrugët e Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme