Bota 19 December 2025, 21:33 Nga VNA

Gjenden mbetjet e një trupi të pajetë në Rahovec të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Ndaje në Whatsapp
Gjenden mbetjet e një trupi të pajetë në Rahovec të

Autoritetet kosovare kanë gjetur të premten mbetje mortore të njeriut, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, gjatë gërmimeve në një lokacion në Rahovec.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se gjatë gërmimeve kërkimore në Përzhina të Rahovecit të premten pasditen janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi.

Kjo është dita e tretë me radhë e gërmimeve të vazhdueshme në këtë zonë, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

Gjatë gërmimeve të vazhdueshme këto tri ditë, autoritetet kanë gjetur në përgjithësi mbetje mortore të dy personave, si dhe dy pjesë kockore, tha komisioni në Facebook.

Ato janë dërguar për ekzaminim.

“Mbetjet mortore të zhvarrosura, të cilat potencialisht iu përkasin viktimave të luftës që janë ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998/’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme