Bota 15 Tetor 2025, 11:07 Nga VNA

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Ndaje në Whatsapp
Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Shumë shtete duan që Hamasi palestinez të çarmatoset. Por kjo për shumë arsye mund të jetë e vështirë. Është gjithashtu e diskutueshme, se kush do të kujdeset në të ardhmen për sigurinë në Rripin e Gazës.

Që Hamasi pak pas tërheqjes së pranisë izraelite po tregon prezencë dhe po dërgon forca të armatosura në qytetin e Gazës, është një mesazh i qartë, thotë Simon Wolfgang Fuchs, islamolog në Universitetin Hebraik në Jorezualem. “Hamasi qartazi po jep një shenjë, se nuk është zhdukur nga Rripi i Gazës, kjo organizatë pretendon sërish të luajë rol atje.”

Deri në çarmatimin e Hamasit do të jetë një rrugë e gjatë, lë të kuptohet analiza e Think Tank Atlantic Council në SHBA. Për aq kohë sa Hamasi vazhdon të ekzistojë, qoftë si grup i armatosur apo si lëvizje politike -, ekziston një rrezik i madh, që ai të fitojë sërish influencën në Rripin e Gazës, për të realizuar interesat e veta, thuhet në këtë analizë. E pikërisht kjo duket se po ndodh tani.

Armët si garanci ekzistence

Hamasi faktikisht armatimin e vet e konsideron si garanci për ekzistencën, e kjo ushtarakisht, politikisht e po ashtu edhe në mënyrë simbolike, thotë Simon Engelkes, drejtor i zyrës së fondacionit gjerman Konrad-Adenauer në Ramallah. “Pa një kompensim konkret politik, me gjasë Hamasi nuk do ta miratojë çarmatimin. ‘Garancitë e sigurisë’ të presidentit të SHBA-së Trump, se nuk do të vazhdojë lufta në Rripin e Gazës si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit, në këtë moment janë të pamjaftueshme.”

Edhe pse strukturat ushtarake të Hamasit në valën e luftës mundën të dobësohen ndjeshëm, rrjetet e kësaj organizate si dhe prania e dukshme në Gazë kanë mbetur funksionuese. “Kjo siguron afatshkurtër dhe afatmesëm aftësinë e saj për mbijetesë politike.”

Kush mban përgjegjësi për sigurinë në Rripin e Gazës?

Çarmatimi i plotë i Hamasit mund të jetë i vështirë edhe sepse deri më 7 tetor 2023, dita e sulmit ndaj Izraelit, siguria e Rripit të Gazës ishte në duart e Hamasit. Pasi Hamasi më 2007 mori qeverinë në këtë territor, kjo organizatë ishte përgjegjëse për policinë dhe sigurinë e brendshme si dhe për drejtësinë.

E paqartë është, se kush do t’i organizojë në të ardhmen këto detyra. Egjipti dhe Jordania komunikuan, se ndërkohë janë duke përgatitur angazhimin për të ardhmen të rreth 5000 forcave të rendit sipas planeve aktuale. Por në këto struktura duhet të përfshihen edhe autoritetet policore të administratës autonome palestineze.

Pikërisht ky mund të jetë edhe problemi, thotë islamologu Fuchs. “Eshtë shumë e mundshme që Izraeli të vendosë veton kundër këtyre forcave lokale.” Sepse qeveria në Jeruzalem nuk do që të lejojë autoritetet e administratës autonome palestineze të kenë ndonjë rol në Gazë. Qeveria e Izraelit synon, që të mos lejojë asnjë forcë të tillë të ketë lidhje me qeverinë në Ramallah. “Ndaj është krejt e paqartë, se si do të bihet dakord lidhur me këtë çështje dhe në cilat duar do të kalojnë shërbimet përkatëse të sigurisë.”

Paralajmërim nga kërcënimí i mëtejshëm

Sipas kërkesës së shumë shteteve nuk duhet të jetë Hamasi përgjegjës për sigurinë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi nga një kërcënim i vazhdueshëm prej milicëve të Hamasit. “Një grup terrorist me mijëra luftëtarë, tunele dhe armatime të tilla nuk mund të shkatërrohet brenda natës”, tha Macron pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Sharm El Sheik të Egjiptit. Edhe kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në çarmatimin e Hamasit. Qeveria gjermane është kundër një pranie të mëtejshme politike të Hamasit.

Ndaj pritet këtej e tutje përballja e vërtetë, thotë Simon Engelkes. “Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen e armëve, por edhe me kontrollin politik dhe legjitimitetin: Kush do të flasë në të ardhmen për Gazën dhe me çfarë autoriteti?”

Rreziqe të mundshme edhe në Europë

Anashkalimi i interesave të Hamasit mund të jetë me risk, tërhoqi vëmendjen në Bundestag presidenti i Shërbimit Federal Informativ (BND) Martin Jäger: Nëse Hamasi nuk do të përfshihet në administratën e tranzicionit në Gazë, ose do të dëbohet nga Gaza, ka “rrezik shumë real”, që ai të bëhet aktiv jashtë Gazës. “Kjo natyrisht do të prekte hapësirën arabe, por me siguri edhe të gjithë Europën.”

Afatgjatë, sipas vëzhguesve, gjithçka do të varet nëse palestinezëve do t’u mundësohet një jetë në dinjitet. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna mund të shpërthejë dikur sërish./ DW

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme