Bota 11 December 2025, 17:28 Nga VNA

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa

Ndaje në Whatsapp

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit

Përpjekjet për t’i rikuperuar trupat e palestinezëve të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës gjatë sulmeve intensive izraelite vazhduan sot.

Ekipet e shpëtimit po zhvarrosin mbetjet që u varrosën në ambientet e spitalit kur bombardimet e rënda i bënë të pamundura varrimet e duhura.

Shumë prej trupave ishin regjistruar si "të paidentifikuar" në atë kohë për shkak të kushteve të rënda gjatë sulmeve.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur 171 mijë të tjerë në Gaza në një luftë më shumë se dyvjeçare që u ndal me një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme