Bota 25 August 2025, 07:35 Nga VNA

Gaza, qyteti më i madh i Rripit, në kaos përpara një ofensive të re izraelite

Ndaje në Whatsapp
Gaza, qyteti më i madh i Rripit, në kaos përpara një

Dy vite më parë, qyteti më i madh i Gazës ishte plot jetë: shkollat gumëzhinin nga nxënësit, tregjet mbusheshin me blerës dhe kafenetë buzë detit ofronin pak qetësi mes një jete të rrethuar nga kufizimet.

Me një histori mijëravjeçare dhe qindra vende arkeologjike, Gaza është prej kohësh qendra kulturore dhe ekonomike e enklavës palestineze. Pikërisht për këtë, Hamasi e zgjodhi qytetin si kryeqytetin e tij de facto kur mori kontrollin në vitin 2007. Por sot, qyteti ndodhet në rrënoja. Pas muajsh bombardimesh izraelite, të nisura si hakmarrje për sulmin e Hamasit gati dy vite më parë, Gaza City është kthyer në një hapësirë të ligësisë dhe pasigurisë. Institucionet e dikurshme janë shkatërruar, Hamas nuk shihet më hapur në rrugë dhe civilët përballen çdo ditë me frikën e mbijetesës.

Jeta e përditshme mes rrënojave

Me policinë e Hamasit të zhdukur, qyteti është zhytur në anarki. Mijëra banorë jetojnë në ndërtesa të shkatërruara, pa ujë, pa ushqime dhe pa mjekime. Spitalet nuk funksionojnë më, tregjet shesin produkte të rralla me çmime marramendëse, ndërsa plehrat dhe ujërat e zeza kanë mbuluar rrugët.

Natën, grupe të armatosura patrullojnë qytetin, ndërsa familjet përpiqen të mbrojnë veten me armë. Të dëshpëruar, banorët tregojnë se edhe qentë endacakë janë bërë të rrezikshëm pasi ushqehen me trupat e pajetë në rrugë. “Pluhuri i shpërthimeve na mbyt. Qentë kanë ndryshuar, janë bërë të egër. Njerëzit kanë humbur çdo forcë nga uria e pafund,” tha për CNN një banor i qytetit.

Hamasi i padukshëm

Ndërkohë, Hamasi – dikur i pranishëm kudo – tani është zhdukur nga rrugët. Zyrat, stacionet policore dhe qendrat komunale të tij janë shkatërruar. Megjithatë, militantët shfaqen herë pas here në mënyrë të befasishme, duke treguar se organizata ende ka rrjete të fshehta komunikimi dhe kontrolli. Gazetarë dhe banorë lokalë pyesin për qëllimin e armëve të Hamasit, të cilat nuk kanë arritur të mbrojnë civilët nga uria, vdekjet dhe shkatërrimi.

Përgatitjet izraelite për ofensivën

Izraeli ka paralajmëruar se një ofensivë e madhe në Gaza City është e pashmangshme. Kryeministri Netanyahu e ka cilësuar qytetin si një nga bastionet e fundit të Hamasit në veri të enklavës. Për këtë, ushtria izraelite pritet të thërrasë mbi 60 mijë rezervistë të rinj dhe të zgjasë shërbimin e 20 mijë të tjerëve. Sipas burimeve ushtarake, civilëve do t’u jepen rreth  dy muaj për t’u larguar përpara nisjes së operacionit, me një afat simbolik më 7 tetor – dyvjetori i luftës. Megjithatë, ofensiva po shoqërohet me paralajmërime nga organizata ndërkombëtare dhe qeveri të huaja, të cilat shprehin shqetësim për numrin e lartë të viktimave civile, akuzat për krime lufte dhe pengimin e ndihmave humanitare.

“Operacioni mund të zgjasë me muaj, duke hyrë në çdo ndërtesë dhe duke shkatërruar tunelin pas tuneli. E mundur është, por jashtëzakonisht e vështirë dhe me kosto të mëdha njerëzore,” tha një ekspert ushtarak për CNN.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme