Bota 23 August 2025, 21:32 Nga VNA

Gardistët në Uashington DC urdhërohen të armatosen

Ndaje në Whatsapp
Gardistët në Uashington DC urdhërohen të armatosen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar që personeli i Gardës Kombëtare i vendosur në rrugët e kryeqytetit të jetë i armatosur gjatë patrullimeve, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të ofensivës së administratës Trump kundër krimit në Uashington DC.

Vendimi vjen pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e Gardës Kombëtare në qytet më herët gjatë muajit gusht, si dhe vënien e forcave policore lokale nën kontroll federal. Sipas presidentit, “krimi në kryeqytet kishte dalë jashtë kontrollit” dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se trupat e përfshira në këtë mision — rreth 2 mijë efektivë — nuk do të mbanin armë gjatë patrullimeve. Megjithatë, me urdhrin e fundit, ata do të patrullojnë të armatosur me armët e shërbimit.

“Ne nuk do të lejojmë që qytetet tona të zhytën në kaos,” deklaroi Trump të premten nga Dhoma Ovale. “Kryeqyteti ishte kthyer në ferr, ndërsa tani është i sigurt,” shtoi ai, duke paralajmëruar se një mision i ngjashëm mund të nisë së shpejti edhe në Çikago, një qytet tjetër demokrat ku përplasjet mes administratës federale dhe asaj vendore janë bërë të zakonshme.

Administrata presidenciale ka përshëndetur misionin si një sukses në përmirësimin e sigurisë publike. Megjithatë, sondazhet tregojnë se banorët e Uashingtonit – të cilët kryesisht anojnë nga demokratët – nuk e mbështesin këtë ndërhyrje të ushtrisë në jetën civile.

Zyra e Kryetares së Bashkisë, Muriel Bowser, nuk ka komentuar ende vendimin për armatosjen e trupave. Deri më sot, trupat e Gardës Kombëtare ishin angazhuar vetëm në patrullime dhe nuk kishin marrë pjesë në operacionet speciale të kryera nga policia apo agjencitë federale.

Situata në kryeqytet pritet të mbetet në vëmendjen e publikut dhe mediave në javët në vijim, teksa tensionet mes autoriteteve lokale dhe qeverisë federale vazhdojnë të rriten.

 

 

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme