Bota 6 November 2025, 17:41 Nga VNA

Frikë nga helmimi, Sarkozy dyshohet se ushqehet vetëm me kos në burg/ Le Point ngre alarmin

Ndaje në Whatsapp
Frikë nga helmimi, Sarkozy dyshohet se ushqehet vetëm me kos në

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është vendosur sërish në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë pas një shkrimi të publikuar nga revista franceze Le Point, e cila thote se ai ndodhet në burgun Santé në Paris, ku po përballet me kushte të pazakonta ushqimore dhe masa të rrepta sigurie.

Sipas burimeve të medias franceze, Sarkozy ka refuzuar çdo ushqim që i shërbehet në qelinë e tij. Arsyeja, sipas artikullit, lidhet me frikën nga helmimi ose sabotimi i ushqimit nga të burgosurit e tjerë, për shkak të klimës armiqësore ndaj tij.

“Ai nuk prek asgjë që i vjen nga mensa. Ka frikë se dikush mund t’i ketë pështyrë në pjatë, ose më keq, ta helmojë,” citohet të kenë thënë burime pranë ish-presidentit.

Mediat raportojnë se alternativa e gatimit vetë, e lejuar nëpërmjet furnizimit me produkte bazike nga mensa e burgut, është refuzuar gjithashtu nga Sarkozy. Sipas një personi nga rrethi i tij i ngushtë:

“Ai as vezë nuk di të ziejë. Gatimi është i pamundur për të.”

Kjo situatë ka bërë që, prej më shumë se dy javësh, ish-kreu i shtetit të ushqehet ekskluzivisht me kos, një regjim që po ngre shqetësime për shëndetin e tij.

Ndërkaq, sipas Le Point, data 10 nëntor pritet të jetë vendimtare, pasi gjykata do të rishqyrtojë masën ndaj tij dhe mundësinë e lirimit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme