Bota 9 January 2026, 22:05 Nga VNA

Franca ndryshon datat e samitit të G7 për shkak të Donald Trump

Ndaje në Whatsapp

Franca ndryshon datat e samitit të G7 për shkak të Donald Trump

Franca ka ndryshuar datat e samitit të ardhshëm të G7-ës për t’u përshtatur me axhendën e Presidentit amerikan, Donald Trump, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Samiti, i cili fillimisht ishte planifikuar për 14-16 qershor, u shty për 15-17 qershor. Ndryshimi u bë që Trump të mund të organizonte një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, ditëlindjen e tij të 80-të.

“Partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samit. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së tij,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Pallati Elysee tha se “data e samitit u vendos pas konsultimeve me të gjithë vendet e G7”.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe. Çdo vit vendet organizojnë takime ministrore dhe një samit me krerët e shteteve dhe qeverive.

Analistët thonë se rikthimi i Trump ka ndryshuar mënyrën tradicionale të punës së këtyre samiteve, duke tronditur aleancat historike të SHBA-së.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme