Bota 5 March 2026, 12:50 Nga VNA

Franca i lejon SHBA-së të përdor bazat e saj në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

Franca i lejon SHBA-së të përdor bazat e saj në Lindjen e

Ushtria franceze njoftoi të enjten, më 5 mars, se vendi ka lejuar avionët amerikanë të përdorin disa nga bazat e saj në Lindjen e Mesme, pasi sulmet SHBA-Izrael kundër Iranit shkaktuan përshkallëzim të konfliktit në rajon.

“Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik”, tha të enjten një zëdhënëse e ushtrisë franceze.

Franca ka një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe avionë të stacionuar në Jordani, si dhe një bazë ajrore pak jashtë rajonit, në Xhibuti. 

“Si pjesë e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, prania e avionëve të tyre është autorizuar përkohësisht në bazat tona në rajon”, tha një zëdhënëse e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik.”

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme