Bota 30 Shtator 2025, 20:27 Nga VNA

Flotilja për Gazën po i afrohet bregut – Marina italiane tërhiqet

Ndaje në Whatsapp
Flotilja për Gazën po i afrohet bregut – Marina italiane

Marina italiane do të ndalojë ndjekjen e flotiljes ndërkombëtare për ndihma në Gaza pasi ajo të afrohet 150 milje detare nga bregu, njofton Ministria e Mbrojtjes së Italisë. 

Marina italiane nuk do të shoqërojë më flotiljen ndërkombëtare që përpiqet të dërgojë ndihma në Gaza, sapo ajo të afrohet brenda 150 miljeve detare (278 km) nga bregu, deklaroi të martën Ministria e Mbrojtjes së Italisë.

Flotilja “Global Sumud”, e përbërë nga më shumë se 40 anije civile që mbartin parlamentarë, juristë dhe aktivistë – përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg – ka për qëllim të thyejë bllokadën izraelite mbi Rripin e Gazës.

Sapo karvani të arrijë kufirin prej 150 miljesh detare, fregata italiane që e shoqëron do të ndalojë, "siç është komunikuar disa herë ditët e fundit", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Anija ushtarake do të japë dy paralajmërime për aktivistët, ku i dyti dhe përfundimtari pritet të jepet rreth 00:00 GMT, kur flotilja pritet të afrohet brenda distancës së përcaktuar, shton deklarata.

Më herët të martën, zëdhënësja italiane e flotiljes, Maria Elena Delia, tha se aktivistët janë informuar për planet e qeverisë që anija luftarake italiane të ndalojë dhe të kthehet mbrapsht, për të shmangur një “incident diplomatik” me Izraelin.

Ajo theksoi se flotilja nuk ka ndërmend t’u bindet paralajmërimeve të Italisë për të mos iu afruar bregut.

Italia dhe Spanja dërguan anije luftarake javën e kaluar për të mbështetur flotiljen, pasi ajo u godit në ujërat ndërkombëtare pranë Greqisë nga dronë të pajisur me granata trullosëse dhe lëndë irrituese, por pa qëllim për ndërhyrje ushtarake.

Delia shtoi se aktivistët po përgatiten për një tjetër sulm në orët në vijim:

“Izraeli ndoshta do të na sulmojë sonte, sepse të gjitha sinjalet tregojnë drejt kësaj,” tha ajo në një video në Instagram.

Anijet e Global Sumud Flotilla njoftuan këtë natë se janë 250 milje detare larg Gazës dhe 100 milje detare larg zonës me rrezik të lartë. Kjo është konfirmuar nga delegacioni italian.

 «Anijet e Global Sumud Flotilla, Jeannot III dhe Estrella, po lundrojnë në vijë të drejtë dhe pritet të arrijnë pas 3 ditësh», thuhet në një përditësim, «brenda një dite e gjysmë, flotilja do të hyjë në zonën me rrezik të lartë, ku flotiljet e mëparshme janë ndaluar. 

Kjo është zona ku vëmendja dhe solidariteti global janë më të nevojshme». «Kujtojmë se anija Johnny M u evakuua në siguri pas një dëmtimi në dhomën e makinave, por kjo nuk do të shkaktojë vonesa të rëndësishme në misionin tonë», shtohet në njoftim, «të gjithë pjesëmarrësit janë transferuar në siguri».

Flotilla po dërgon hartën e pozicionit në kohë reale.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka deklaruar se ka gjetur në Gaza dokumente zyrtare që provojnë se Hamas është i përfshirë "drejtpërdrejt në financimin e flotiljes Sumud". 

Në dokumente figuron një listë operatorësh të Pcpa (Konferenca për Palestinezët jashtë vendit), përfshirë funksionarë të lartë të Hamasit: janë të pranishëm Zaher Birawi, kreu i sektorit të Hamasit në Pcpa në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si lider i flotiljeve gjatë 15 viteve të fundit, dhe Saif Abu Kashk, CEO i Cyber Neptune, një kompani në Spanjë që zotëron dhjetëra anije që marrin pjesë në flotillën. «Këto anije janë në mënyrë të fshehtë të Hamasit», shkruan IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), duke publikuar dokumentet.

 

 

Video

Furnitori kryesor i SPAK jep vlerësimin e tij për korrupsionin.

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme