Bota 28 August 2025, 07:22 Nga VNA

Fëmijë mes katër viktimave nga sulmi i natës në Kiev

Ndaje në Whatsapp
Fëmijë mes katër viktimave nga sulmi i natës në Kiev

Kievi ka qenë nën bombardime të rënda ruse gjatë natës, ku katër persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën, njoftuan zyrtarët ukrainas të enjten në mëngjes.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmi me dronë dhe raketa mbi kryeqytetin ukrainas ishte “masiv”, ndërsa ushtria konfirmoi se të paktën 24 persona u plagosën. Një godinë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr shpërtheu në një pallat në zonën Dnipro.

Valët e reja të raketave pasuan ndërprerjen e energjisë për mbi 100 mijë banesa ukrainase nga sulmet e fundit me dron ndaj infrastrukturës energjetike, bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelensky një ditë më parë.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, tha në Telegram se një nga fëmijët e vrarë ishte një vajzë 14-vjeçare. Ai shtoi se të paktën pesë fëmijë janë plagosur nga sulmet e fundit ajrore. Më shumë se 20 distrikte të qytetit u goditën, përfshirë edhe një kopsht fëmijësh që mori flakë.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit të plotë rus, luftimet në terren nuk japin shenja se do të ndalen.

Përpjekja më e fundit ndërkombëtare për një armëpushim në Ukrainë u nis këtë muaj nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë dhe me Zelenskyn bashkë me liderë evropianë në Uashington. Trump po shtyn për një samit mes Putinit dhe Zelenskyt. Presidenti ukrainas është shprehur i gatshëm, por kërkon garanci sigurie nga aleatët perëndimorë për të shmangur një sulm të ardhshëm rus pas një marrëveshjeje paqeje.

Të martën, Zelensky priti në Kiev shefin e forcave të armatosura britanike, admiral Sir Tony Radakin, ku diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë, i dërguari special amerikan Steve Witkoff tha se këtë javë do të takohet me përfaqësues ukrainas në New York, duke theksuar për “Fox News” se “ne flasim çdo ditë me rusët”.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se dorëzimi i territoreve ukrainase Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje do të ishte një “kurth”.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme