Bota 27 Shtator 2025, 15:36 Nga VNA

Evropa mbrohet me "mur" kundër dronëve

Ndaje në Whatsapp
Evropa mbrohet me "mur" kundër dronëve

Një "mur" dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot. Ky është thelbi i projektit  që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor. Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten (26.09), siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.

"Muri i dronëve" është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe inspektim të situatës me informacione satelitore.

Instrumentet e BE-së pritet të përdoren për financimin e mburojës.  "Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin e dronëve si thelbin e saj, do t'i sjellë dobi të gjithë Evropës",  theksoi Kubilius.

Gjermania synon të përmirësojë mbrojtjet nga dronët

Pas alarmeve për dronë në Danimarkë dhe Norvegji, niveli i kërcënimit në rritje nga dronët po diskutohet edhe në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tani dëshiron të vendosë rregullore të qarta, madje t'i lejojë Bundeswehr-it edhe të rrëzojë dronë në raste të caktuara.

Dobrindt dëshiron të rregullojë më mirë kompetencat ligjore për t'u mbrojtur nga dronët, raportojnë medita gjermane. Një katalog përkatës masash do të përcaktojë, ndër të tjera, se kur Bundeswehr-i do t'i lejohet të rrëzojë mjete ajrore pa pilot në kushte të caktuara. Ndërhyrja e armatosur duhet të jetë e mundur, nëse një dron përbën një kërcënim akut për njerëzit apo infrastrukturën kritike dhe kur masat e tjera mbrojtëse janë të pamjaftueshme. Në situata të tilla krize, kompetenca e vendimmarrjes duhet t'i takojë Ministrisë Federale të Mbrojtjes, raportohet në media.

Ukraina e gatshme të ndihmojë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, deklaroi se vendi i tij ishte "gati të merrte pjesë në projektin e mburojës së dronëve". Në luftën kundër Rusisë,  Ukraina ka zhvilluar një gamë të tërë aftësish për të zbuluar dhe rrëzuar duzinat ruse të dronëve me kosto efektive. "Muri i dronëve do të krijojë një ekosistem thelbësisht të ri mbrojtës në Evropë", shkroi Shmyhal në internet.

Një koncept për mbrojtje dukshëm më efektive nga dronët në krahun lindor të BE-së ka qenë në zhvillim e sipër prej muajsh. Por nevoja për këtë u bë më emergjente pas shkeljes masive me dronë rusë në hapësirën ajrore polake dy javë e gjysmë më parë. Avionët luftarakë të gjeneratës së fundit duhej të qëllonin me raketa të shtrenjta për të rrëzuar dronët e lirë.

Ndërhyrje me dronë rusë janë raportuar edhe nga Rumania. Kohët e fundit, dronë të paidentifikuar hynë gjithashtu në mënyrë të përsëritur në hapësirën ajrore daneze, duke paralizuar aeroportet për orë të tëra. Autoritetet dyshojnë se pas incidenteve qëndron një "dorë profesioniste".

DW 

Video

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Fermerët dhe blegtorët protestuan kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke kërkuar subvencione më të larta dhe rikthimin e naftës pa taksa. Ata shprehen se kostot e karburantit dhe ushqimit për bagëtitë janë të papërballueshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një bordi për produktet bazë dhe një laborator për sigurinë ushqimore. Skema e re nuk përfshin mbështetjen e premtuar, gjë që e bën situatën të rëndë për sektorin. Qeveria pranoi të rishikojë skemën vetëm në shtator, por blegtorët e konsiderojnë këtë të papranueshme. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe thonë se do të dalin në rrugë me traktorë dhe lopët e tyre nëse nuk dëgjohen.

Fermerët dhe blegtorët gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë kërkuan rikthimin e naftës pa taksa për bujqësinë ose rregullimin e taksës së qarkullimit. Ata theksuan se çmimi i lartë i karburantit po e bën të pamundur funksionimin normal të fermave dhe blegtorisë. Një tjetër kërkesë ishte rritja e subvencioneve për sektorin, duke u ankuar se ato janë 7-8 herë më të ulëta se në vendet fqinje. Fermerët kërkuan gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës. Protestuesit kërkuan krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore dhe një trajtim më të drejtë të TVSH-së për fermerët. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat në rrugët e Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme