Bota 2 March 2026, 19:40 Nga VNA

Sulmet izraelite në Liban: 52 të vrarë dhe 154 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Sulmet izraelite në Liban: 52 të vrarë dhe 154 të plagosur

Të paktën 52 persona janë vrarë dhe 154 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Liban, sipas bilancit të përditësuar të publikuar nga qeveria libaneze.

Një bilanc i mëhershëm i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë raportonte 31 të vrarë dhe 149 të plagosur, por shifrat janë rritur pas vlerësimeve të fundit.

Bombardimet kanë goditur jugun dhe lindjen e Libanit, si dhe periferitë jugore të Bejrutit. Sipas njësisë qeveritare për menaxhimin e fatkeqësive, mbi 28,500 persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme