Bota 20 March 2026, 13:56 Nga VNA

Erdogan i ashpër me Izraelin: Netanyahu vazhdon të kërcënojë paqen botërore

Ndaje në Whatsapp
Erdogan i ashpër me Izraelin: Netanyahu vazhdon të

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka folur ashpër ndaj Izraelit, duke thënë se “Benjamin Netanyahut  po kërcënon rajonin dhe paqen botërore”.

“Netanyahu vazhdon të promovojë dhunën dhe terrorin, duke kërcënuar stabilitetin në rajon dhe paqen botërore. Sulmet e tij, të përqendruara në Iran, kanë intensifikuar paqëndrueshmërinë në rajonin tonë”, tha Erdogan.

Presidenti turk vuri në dukje gjithashtu kërcënimin në rritje nga lufta në Ukrainë, e cila po hyn në vitin e saj të pestë, duke shkaktuar tensione të mëtejshme në rajonin e Detit të Zi.

Ai gjithashtu nënvizoi seriozitetin e situatës në Gaza, ku veprimet izraelite vazhdojnë të shkaktojnë një krizë të madhe humanitare dhe humbje jetësh.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme