Bota 30 October 2025, 22:29 Nga VNA

Erdogan dhe Merz përplasen publikisht për Gazën: “Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?”

Ndaje në Whatsapp
Erdogan dhe Merz përplasen publikisht për Gazën: “Pse nuk e

Një përplasje e hapur diplomatike ndodhi të enjten në Ankara, gjatë vizitës së parë zyrtare të kancelarit gjerman Friedrich Merz në Turqi që prej marrjes së detyrës, ku ai u përball me kritika të drejtpërdrejta nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me qëndrimin e Gjermanisë ndaj luftës në Rripin e Gazës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Erdogan akuzoi Gjermaninë për “mospërfillje ndaj gjenocidit dhe masakrave që Izraeli po kryen në Gaza”. Ai përdori tone të forta, duke kërkuar nga kancelari gjerman që të shihte realitetin e situatës humanitare në territorin palestinez.

“A nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza? Hamasi nuk ka bomba, nuk ka armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha dhe i përdor për të goditur Gazën. Për shembull, me ato bomba goditi përsëri mbrëmë. A i shihni ju këto si Gjermani? A i ndiqni këto? Përveç bombardimeve ndaj Gazës, Izraeli gjithmonë ka synuar ta shtypë popullin e saj përmes urisë dhe gjenocidit”, deklaroi Erdogan.
Kancelari Merz, nga ana e tij, pranoi se disa veprime të Izraelit kanë qenë të dënueshme, por hodhi poshtë termin “gjenocid”, duke theksuar se kritika ndaj Izraelit nuk duhet të përdoret si pretekst për antisemitizëm. Ai gjithashtu nënvizoi se Gjermania ka pezulluar eksportet ushtarake drejt Izraelit këtë vit për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza.

“Do të kishte mjaftuar vetëm një vendim për të shmangur një numër të madh viktimash të panevojshme. Hamasi duhej t’i kishte liruar pengjet më herët dhe të dorëzonte armët. Megjithatë, ne shpresojmë se lufta po i afrohet fundit, me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe të mbështetur nga Turqia”, u shpreh Merz.

Erdogan, i njohur si një ndër kritikët më të ashpër të ofensivës izraelite në Gaza dhe si një ndër ndërmjetësit kryesorë në përpjekjet për armëpushim, reagoi menjëherë pas deklaratave të Merz. Ai theksoi se nuk mund të pajtohej me qëndrimin e kancelarit gjerman dhe se Turqia do të vazhdojë ta denoncojë hapur “politikën e shfarosjes ndaj palestinezëve”.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se, pavarësisht dallimeve të forta në qëndrime, ai beson se Turqia dhe Gjermania mund të bashkëpunojnë për të përballuar krizën humanitare në Gaza, duke lehtësuar dërgimin e ndihmave për popullsinë civile.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme