Bota 7 September 2025, 21:00 Nga VNA

Emigrantët me shpresë nga Anglia/ Laburistët shqyrtojnë përdorimin e kazermave ushtarake për strehimin e azilkërkuesve

Ndaje në Whatsapp
Emigrantët me shpresë nga Anglia/ Laburistët shqyrtojnë

Partia Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrton mundësinë e përdorimit të kazermave ushtarake për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve, në përpjekje për të përballuar rritjen e fluksit të emigrantëve dhe pakënaqësitë e publikut për përdorimin e hoteleve. Vetëm të shtunën e kaluar, në brigjet britanike mbërritën rreth 1,000 emigrantë, duke rritur ndjeshëm presionin mbi sistemin e azilit. Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi për Sky News se qeveria është duke analizuar disa opsione, duke përfshirë përdorimin e bazave ushtarake dhe jo-ushtarake, me synim forcimin e besimit të publikut tek aftësia e shtetit për të kontrolluar kufijtë. Ai theksoi se masat janë pjesë e strategjisë së re për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.
Ky zhvillim vjen pas kritikave të ashpra për përdorimin e hoteleve si qendra strehimi dhe pas mbylljes së anijes Bibby Stockholm, ndërsa qeveria e mëparshme kishte braktisur planin e shumëdebatuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë.
Në të njëjtën kohë, Zia Yusuf nga partia Reform UK ka propozuar ndërtimin e 15 deri në 25 qendrave paraburgimi me struktura modulare çeliku, të ngjashme me ato të përdorura në SHBA gjatë administratës Trump, duke i cilësuar si më efikase dhe dekurajuese ndaj kalimeve të paligjshme.
Ndryshimet e fundit në kabinetin e kryeministrit Sir Keir Starmer sollën gjithashtu emërimin e Shabana Mahmood si Sekretare e Brendshme, e cila tashmë ka në dorë menaxhimin e çështjeve të ndjeshme të imigracionit, duke zëvendësuar Yvette Cooper.
Pavarësisht një rënieje të përkohshme të mbërritjeve në fund të gushtit, shifrat për vitin 2025 kanë arritur në 29,003 emigrantë, niveli më i lartë ndonjëherë për këtë periudhë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), janë arritur suksese të konsiderueshme në ndërprerjen e rrjeteve kriminale të trafikimit të njerëzve, por sfidat mbeten të mëdha.

Megjithatë, eksperienca e qeverisë konservatore, që përdori më parë bazat ushtarake për strehimin e azilkërkuesve, u shoqërua me kritika për kushtet e dobëta të jetesës dhe me protesta lokale, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin dhe pranueshmërinë e kësaj mase të re nga Laburistët.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme