Bota 16 November 2025, 08:06 Nga VNA

Elon Musk i shqetësuar për numrin e lindjeve në Europë, paralajmëron kolaps historik të lindshmërisë

Ndaje në Whatsapp

Elon Musk i shqetësuar për numrin e lindjeve në Europë,

Miliarderi amerikan Elon Musk ka rikthyer vëmendjen tek kriza demografike që po përfshin Europën, duke ribotuar një postim në platformën X që flet për një “kolaps historik të lindjeve”. Sipas tij, rënia e lindshmërisë po bëhet një fenomen shqetësues që prek rëndë edhe vendet e rajonit tonë.

Shumë vende kanë rënie të normave të lindjeve”, shkroi Musk, duke shpërndarë analizën e përdoruesit DogeDesigner, i cili paralajmëron se Evropa po përballet me një kolaps historik të lindjeve.

Miliarderi ka publikuar edhe statistikat për disa vende të cilat po shënojnë ulje drastike të lindshmërisë:

Finlanda ka humbur një të tretën e lindshmërisë që nga viti 2010.

Zvicra, Anglia, Skocia dhe Uellsi po përjetojnë nivelet më të ulëta historike të lindjeve.

Polonia raportohet në nivelin më të ulët të lindshmërisë në 200 vitet e fundit.

Greqia cilësohet si vendi me nivelin më të ulët të lindshmërisë në të gjithë Europën.

Spanja, Italia, Austria dhe Gjermania regjistrojnë normat më të ulëta të lindjeve në mbi 35 vite.

Musk ka paralajmëruar shpesh se rënia e popullsisë do të shndërrohet në një ndër sfidat më të mëdha të shoqërive moderne, duke nënvizuar se kriza demografike pritet të ketë pasoja të thella ekonomike, sociale dhe financiare në dekadat e ardhshme. Ndërsa kjo është hera e dytë që miliarderi amerikan rikthen vëmendjen te ky shqetësim për Europën. 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme