Bota 1 September 2025, 22:45 Nga VNA

Ekspertët më të njohur botërorë: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Ekspertët më të njohur botërorë: Izraeli po kryen

Shoqata më e madhe ndërkombëtare e studiuesve të gjenocidit ka deklaruar se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Një rezolutë e miratuar nga International Association of Genocide Scholars (IAGS) thotë se veprimet e Izraelit përputhen me përkufizimin ligjor të gjenocidit sipas Konventës së OKB-së për Gjenocidin.

Në dokumentin tre-faqësh, IAGS rendit një sërë veprimesh të Izraelit gjatë luftës 22-mujore, të cilat ekspertët i konsiderojnë si gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rezoluta përfshin sulmet ndaj personelit dhe infrastrukturës për mbijetesë, përfshirë shëndetësinë, ndihmën humanitare dhe arsimin. Organizata nënvizon gjithashtu vdekjen ose lëndimin e 50 mijë fëmijëve nga Izraeli, sipas UNICEF, duke ndikuar në aftësinë e palestinezëve për të mbijetuar si grup dhe për t’u riprodhuar.

Ekspertët gjithashtu përmendin mbështetjen e udhëheqësve izraelitë për dëbimin e detyruar të palestinezëve nga Gaza dhe shkatërrimin gati total të banesave në territor. Deklarata thekson se udhëheqësit izraelitë kanë përshkruar palestinezët si armikë dhe kanë premtuar të “shkatërrojnë Gazën” dhe ta kthejnë në “ferr”.

Ministria e Jashtme izraelite ka kundërshtuar raportin, duke thënë se bazohet në “gënjeshtra të Hamasit” dhe kërkim të dobët, duke e quajtur një “turp për profesionin ligjor”. Izraeli ka mohuar vazhdimisht se veprimet e tij përbëjnë gjenocid dhe i justifikon ato si vetëmbrojtje.

Ekspertët e IAGS theksojnë se sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1 mijë 200 persona dhe 251 u morën peng, ishte një krim, por përgjigja e Izraelit nuk ishte vetëm kundër Hamasit, por goditi popullsinë e tërë të Gazës. Konventa e OKB-së për Gjenocidin e vitit 1948 përkufizon gjenocidin si krime të kryera “me qëllim shkatërrimin, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Organizata të shumta për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe dy izraelite, kanë deklaruar gjithashtu se besojnë se Izraeli po kryen gjenocid.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po shqyrton një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut në 2023 që pretendon se Izraeli po kryen gjenocid. Gjykata i ka dhënë Izraelit afat deri në janar 2026 për të paraqitur mbrojtjen e tij. Izraeli ka akuzuar rastin si antisemit.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit ka raportuar se gjatë luftës kanë humbur jetën 63 mijë e 557 persona dhe janë plagosur 160,660. Numrat konsiderohen të besueshëm, por nuk dallojnë midis civilëve dhe luftëtarëve. Monitoruesi i ushqimit i mbështetur nga OKB ka konfirmuar se në pjesë të Gazës po ndodh uria, për të cilën Izraeli akuzohet se është shkaktuar nga kufizimet ndaj ushqimit dhe ndihmës mjekësore që hyjnë në territor.

Izraeli kontrollon të gjitha pikëkalimet kufitare në Rripin e Gazës dhe si fuqi pushtuese mban përgjegjësinë për mbrojtjen e jetës së civilëve sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë edhe parandalimin e urisë.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme