Bota 17 August 2025, 09:49 Nga VNA

Eksodi masiv nga Gaza mes bombardimeve dhe urisë: 61 mijë viktima, 90% e popullsisë e zhvendosur

Ndaje në Whatsapp

Eksodi masiv nga Gaza  mes bombardimeve dhe urisë: 61 mijë viktima,

Mijëra banorë kanë braktisur lagjen Zeitoun në jug të Gazës, ku bombardimet e pandërprera izraelite kanë krijuar një situatë “katastrofike”, sipas bashkisë së qytetit. Vetëm të shtunën, të paktën 40 persona u vranë nga sulmet izraelite, ndërsa Izraeli njoftoi se do të lejojë sërish futjen e çadrave nga agjencitë e ndihmës, si pjesë e planit për të zhvendosur me forcë rreth 1 milion njerëz nga Gaza City në kampe në jug.

Në Izrael, të dielën do të mbahet një grevë e përgjithshme një-ditore kundër vendimit të qeverisë për të marrë nën kontroll Gaza City, vendim i miratuar javën e kaluar nga kabineti i luftës dhe i dënuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Familjet e pengjeve dhe të tjerë kundërshtojnë zgjerimin e luftës duke paralajmëruar rrezik për jetën e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi.

Eksodi masiv nga Gaza  mes bombardimeve dhe urisë: 61 mijë viktima,

Sipas bashkisë së Gazës, 80% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar, ndërsa 4 spitalet që kanë mbetur funksionojnë me më pak se 20% të kapacitetit. OKB thotë se 1.9 milion njerëz – 90% e popullsisë së Gazës – janë zhvendosur dhe se uria e përgjithshme po shndërrohet në skenar urie masive. Vetëm të shtunën, 11 persona vdiqën nga kequshqyerja, duke e çuar numrin total të viktimave prej saj në 251, mes tyre 108 fëmijë.

Një 20-vjeçare nga Gaza, Marah Abu Zuhri, e evakuuar për trajtim në Itali, vdiq në spitalin e Pizës dy ditë pas mbërritjes për shkak të gjendjes së rëndë nga uria.

Ndërkohë, mbi 100 organizata njoftuan se nuk kanë mundur të fusin asnjë kamion ndihmash në Gaza që prej 2 marsit, për shkak të kufizimeve të forta të Izraelit. OKB raporton se 1,760 palestinezë janë vrarë që nga maji, shumica nga trupat izraelite, teksa prisnin ushqim pranë pikave të shpërndarjes.

Që prej sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 izraelitë dhe u morën 251 pengje, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 61,000 viktima palestineze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza – shifra që OKB i konsideron të besueshme.

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme