Bota 18 September 2025, 09:23 Nga VNA

Eksod masiv i civilëve nga Gaza e rrafshuar: Nuk duam të vdesim

Ndaje në Whatsapp
Eksod masiv i civilëve nga Gaza e rrafshuar: Nuk duam të vdesim

Një eksod masiv civilësh po regjistrohet në qytetin e Gazës, ndërsa turma palestinezësh largohen nga zona ose në këmbë ose me biçikleta dhe automjete, ndërsa ushtria izraelite vazhdon operacionin e saj tokësor. Sulmet ajrore të së mërkurës vranë dhjetëra njerëz në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze.

Pas sigurimeve nga Uashingtoni për mbështetjen e tyre “të palëkundur”, autoritetet izraelite njoftuan të martën fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë tokësor dhe ajror, që synon neutralizimin e Hamasit. Sulmi i organizatës palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ishte pika fillestare e luftës në Gaza.

Në përgjigje, forcat izraelite kanë nisur operacione të gjera bombardimi që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të brezit bregdetar, duke lënë pas dhjetëra mijëra të vdekur dhe një krizë humanitare të pashembullt. Që nga fillimi i konfliktit, afërsisht dy milionë banorë janë përballur me zhvendosje të përsëritura, shpesh të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presion mbi SHBA-në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë përsëri sot për një projektrezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe akses humanitar në Rripin e Gazës, e cila mbështetet nga shumica e shteteve anëtare dhe po kërkon miratim pavarësisht vetos së përsëritur nga Uashingtoni. Dhjetë anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Sigurimit filluan bisedimet mbi planin në fund të gushtit, duke reaguar ndaj deklaratës zyrtare të OKB -së për një gjendje urie në enklavën palestineze, e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha në luftën gati dyvjeçare të Izraelit.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme