Bota 9 September 2025, 10:51 Nga VNA

Çekia, Hungaria dhe Rumania shkatërrojnë një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë

Ndaje në Whatsapp
Çekia, Hungaria dhe Rumania shkatërrojnë një rrjet

Agjencia çeke, e njohur si BIS, tha në një komunikatë të hënën se një ekip agjentësh evropianë zbuloi spiunë të agjencisë bjelloruse të sigurisë, KGB, në disa vende të Evropës.

BIS-i bëri të ditur se mes tyre ishte edhe një ish-zëvendëskryetar i shërbimit moldav të inteligjencës SIS, i cili kishte dorëzuar informacione të klasifikuara tek KGB-ja bjelloruse.

Çekët gjithashtu dëbuan një agjent bjellorus që vepronte nën petkun e një diplomati. Ministria e Jashtme e Çekisë tha të hënën se atij iu dhanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Republika Çeke.

Agjencia çeke theksoi se Bjellorusia arriti ta krijojë këtë rrjet për shkak se diplomatët e saj mund të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet evropiane.

“Për t’i luftuar me sukses këto aktivitete armiqësore në Evropë, duhet ta kufizojmë lëvizjen e diplomatëve të akredituar nga Rusia dhe Bjellorusia brenda zonës Schengen”, tha në një deklaratë kreu i BIS, Michal Koudelka. Agjencia nuk dha më shumë hollësi.

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, tha të hënën se kishte ekzekutuar një fletarrestim për një të dyshuar 47-vjeçar nën akuzat për tradhti. I dyshuari më parë kishte mbajtur poste drejtuese brenda SIS-it moldav. Sipas DIICOT-it, ai dyshohet se u kishte zbuluar sekrete shtetërore oficerëve të inteligjencës bjelloruse, të cilat me gjasë “rrezikonin sigurinë kombëtare”.

Agjencia rumune shtoi se, ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, i dyshuari moldav – i paidentifikuar – ishte takuar dy herë me spiunë bjellorusë në Budapest, Hungari, dhe ka “dyshime të arsyeshme” se takimet kishin të bënin me “dhënien e udhëzimeve” dhe shkëmbimin e pagesave për shërbimet e ofruara.

Hetimi ndërkombëtar është mbikëqyrur nga agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust.

Bjellorusia drejtohet nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Lukashenko lejoi që Rusia ta përdorte tokën bjelloruse si bazë për fillimin e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe më vonë pranoi vendosjen e raketave bërthamore taktike ruse./REL

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme