Bota 11 October 2025, 17:58 Nga VNA

E bujshme / Pas 30 vitesh në Itali, rihapet procesi për vdekjen e një vajze

Ndaje në Whatsapp
E bujshme / Pas 30 vitesh në Itali, rihapet procesi për vdekjen e

Më 5 shkurt 1995, policia merr një telefonatë anonime: "Ka një vajzë pa jetë në greminën e Tuvixeddu."

Tuvixeddu është emri i një kodre dhe i një nekropoli që ndodhet në zemër të qytetit Cagliari. Forcat e rendit gjejnë atje trupin e Manuela Murgia, 16 vjeçe, në këmbët e një shkëmbi 30 metra të lartë. Vajza ishte zhdukur që një ditë më parë.

Një e njohur pretendon se e kishte parë më 4 shkurt 1995, pak pas orës 12:00, teksa hipte në një makinë blu metalike, e drejtuar nga një burrë. Ky është kontakti i fundit para se trupi i pajetë të gjendej ditën tjetër.

Merret në pyetje Enrico Astero, i dashuri i Manuelës, 8 vite më i madh se ajo. Ai pohon se nuk e kishte parë vajzën prej rreth dhjetë ditësh, sepse kishin ndërprerë marrëdhënien. Nuk bëhen hetime të mëtejshme ndaj tij dhe nuk identifikohen pista të tjera. Për hetuesit, shkaku mbetet i paqartë dhe merren parasysh disa hipoteza: vetëvrasje, vdekje aksidentale ose vrasje me fshehje trupi. Në mungesë të elementëve të rinj, në vitin 1997 Prokuroria vendos ta mbyllë çështjen si vetëvrasje.

Por diçka nuk shkon.

Hipoteza është që Manuela të jetë hedhur nga shkëmbi. Por rrobat e saj janë të paprekura, ndonëse në shpinë ka prerje. Fytyra nuk ka plagë, edhe pse trupi u gjet me fytyrë nga toka, dhe në qafë ka shenja të shumta. Nuk ka as fraktura të rënda. Si është e mundur kjo pas një rënieje prej 30 metrash? Familja Murgia nuk e ka pranuar kurrë versionin e vetëvrasjes.

Në vitin 2023, familja Murgia, me ndihmën e avokatëve të saj, arrin të marrë në dorë dosjen e plotë të çështjes së Manuelës. Një ekspertizë e re ngre dyshimin se Manuela është përdhunuar, më pas përplasur nga një makinë dhe në fund trupi i saj është tërhequr drejt greminës së Tuvixeddu-t. Kjo rindërtim i ri sjell sërish vëmendjen mbi të dashurin e atëhershëm të Manuelës, Enrico Astero, sot 54 vjeç. Në maj 2025, Astero u regjistrua zyrtarisht si i dyshuar për vrasje me dashje. Ndërkohë, hipoteza e përdhunimit para vrasjes mbështetet nga një zhvillim vendimtar: gjetja e rrobave të Manuelës. Analizat kanë zbuluar shumë gjurmë, në veçanti gjurmë ADN-je mashkullore në të brendshmet e saj.

Hetimet janë ende në vazhdim. Hapi i radhës është të verifikohet nëse ADN-ja mashkullore e gjetur në rroba i përket ose jo Enrico Astero-s. Familja shpreson se, pas 30 vitesh, më në fund do të zbardhet e vërteta për vdekjen e Manuela Murgias./Fanpage.it

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme