Bota 3 August 2025, 09:07 Nga VNA

DW: 500 mijë të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, Evropa përkujton genocidin ndaj sintive dhe romëve

Ndaje në Whatsapp
DW: 500 mijë të vrarë gjatë luftës së dytë

“Krimet e nacionalsocialistëve ndaj sintive dhe romëve janë pjesë e historisë sonë – dhe mbeten në memorje për të tashmen dhe të ardhmen”, theksoi ministri i shtetit për Kulturën Wolfram Weimer në Berlin.

Natën e 2 gushtit duke gdhirë 3 gushti 1944 pjesëtarët e kompanisë SS (Schutzstaffel – Skuadrilja e Mbrojtjes) vranë në dhomat e gazit në kampin e përqendrimit dhe shfarrosjes Aushvic-Birkenau rreth 4300 sintit dhe romët që kishin mbetur.

Gjithsej në Europën e pushtuar nga nacionalsocialistët gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë rreth 500.000 sinti dhe romë. U desh një kohë e gjatë, derisa politika, shoqëria dhe shkenca u përballën me këtë përgjegjësi, pranoi Weimer.

Në vitet 1980 në Republikën Federale të Gjermanisë u pranua zyrtarisht gjenocidi ndaj sintive dhe romëve. Që nga viti 2015 data 2 gusht është shpallur ditë përkujtimore europiane e Holokaustit për këtë minoritet.

“Edhe ose pranimi erdhi me vonesë, shumë me vonesë, ai bazohet tek një përgjegjësi që mbetet për atë se çfarë ka ndodhur dhe për atë, që nuk duhet të ndodhë kurrë më”, deklaroi Weimer.


Edhe sot anticiganizmi është real. Sintit dhe romët vazhdojnë të përjetojnë diskriminim, përjashtim dhe paragjykime raciste. Ndaj dita përkujtimore është një mandat demokratik, për t’iu kundërvënë anticiganizmit.


Në Gjermani sipas vlerësimeve të Qendrës Federale për Antidiskriminimin jetojnë rreth 80.000 deri në 140.000 pjesëtarë të etnisë së sintive dhe romëve. Gjenocidi gjatë kohës së nacionalsocializmit në gjuhën rome, që flitet nga sintit dhe romët, quhet Porajmos.

 

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme