Bota 22 September 2025, 17:08 Nga VNA

Dua Lipa pushon agjentin pas mbështetjes së tij për luftën e Izraelit në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Dua Lipa pushon agjentin pas mbështetjes së tij për luftën e

Sipas një raporti të The Mail on Sunday, këngëtarja britanike me famë botërore, Dua Lipa, ka pushuar agjentin e saj pasi ky i fundit kishte nënshkruar një letër ku kërkohej që grupi pro-palestinez Kneecap të përjashtohej nga festivali i Glastonbury-t.

Letra ishte dërguar privatisht themeluesit të festivalit, Michael Eavis, përpara zhvillimit të Glastonbury në korrik, dhe ishte firmosur nga disa profesionistë dhe artistë të industrisë së muzikës. Megjithatë, letra u bë publike dhe u kritikua ashpër nga të tjerë në botën e muzikës. Grupi Kneecap gjithsesi performoi në skenë.

Ndër nënshkruesit e letrës ishte edhe David Levy, agjenti i Dua Lipës nga agjencia e njohur e talenteve WME. Sipas burimeve të industrisë muzikore të cituara nga The Mail on Sunday, Dua Lipa mori vendimin për ta larguar atë për shkak të qëndrimeve të tyre të papërputhshme lidhur me çështjen palestineze.

"Ajo e sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe të trajtimit çnjerëzor ndaj palestinezëve, gjë që u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi dhe ia dërgoi Michael Eavis-it," tha një burim anonim për The Mail.

Grupi Kneecap ka qenë në qendër të polemikave pas akuzave për mbështetje ndaj Hezbollah dhe Hamas, akuza që grupi i mohon kategorikisht.

Në maj, Liam Óg Ó hAnnaidh, anëtar i grupit që performon me emrin artistik Mo Chara, u akuzua nën ligjin britanik për terrorizëm për shkak se kishte shfaqur një flamur të Hezbollah-ut gjatë një koncerti në nëntor të vitit të kaluar. Seanca e radhës për çështjen e tij është caktuar në fund të këtij muaji.

Javën e kaluar, Kneecap kritikoi ashpër qeverinë kanadeze që ndaloi hyrjen e tyre në vend, duke i akuzuar për nxitje të dhunës politike dhe terrorizmit përmes mbështetjes së pretenduar ndaj Hamas dhe Hezbollah. Në reagimin e tyre, grupi e quajti deklaratën e zyrtarit kanadez Vince Gasparro "plotësisht të pavërtetë dhe keqdashëse", duke paralajmëruar edhe masa ligjore kundër tij.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë artistë pro-palestinezë po i kërkojnë industrisë muzikore të mbajë qëndrim më të fortë. Të premten, më shumë se 400 muzikantë dhe kompani diskografike nënshkruan nismën “No Music for Genocide” (Asnjë muzikë për gjenocid), duke tërhequr muzikën e tyre nga Izraeli si reagim ndaj luftës në Gaza dhe “spastrimit etnik në Bregun Perëndimor të pushtuar”.

“Kjo është një hap konkret për të nderuar kërkesat e popullit palestinez që të izolohet dhe delegjitimohet Izraeli, teksa vret pa pasoja në arenën ndërkombëtare,” thuhej në deklaratën e nismës.

Al Jazeera ka kontaktuar agjencinë WME për një koment, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme