Bota 26 January 2026, 21:51 Nga VNA

“Do ta thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve italianë

Ndaje në Whatsapp
“Do ta thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në

Një ekip i transmetuesit publik italian RAI është ndalur dhe kërcënuar nga agjentë të Immigration and Customs Enforcement (ICE) në Minneapolis, SHBA, teksa po realizonte një reportazh në terren. 

Gazetarët e emisionit In Mezz’ora, Laura Cappon dhe Daniele Babbo, po filmonin zhvillimet e fundit në qytet, kur automjeti i tyre u bllokua nga automjete të ICE-së. Sipas pamjeve të publikuara, agjentët iu drejtuan atyre me ton agresiv, duke u kërkuar të ulën xhamin e makinës. Kur gazetarët refuzuan dhe identifikuan veten si pjesë e medias, një agjent u tha se “do ta thyejnë xhamin dhe do t’i nxjerrin jashtë makinës nëse vazhdojnë të filmojnë”. 

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin ndërkombëtar të medias, duke ngritur pyetje mbi sigurinë e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shtypit. RAI ka konfirmuar se po ndjek me vëmendje çështjen dhe po kërkon sqarime zyrtare nga autoritetet amerikane.  

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme