Bota 8 January 2026, 18:32 Nga VNA

Dimri mbërthen Evropën/ Kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Ndaje në Whatsapp
Dimri mbërthen Evropën/ Kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Reshje të dendura bore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet e aeroportit parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë. Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës.

Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në Paris përkohësisht në të gjithë qytetin u ndërpre shërbimi urban i autobusëve. Edhe në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonal ka pasur pezullime. Në aeroportet e Parisit u reduktuan fluturimet. Rrallëherë vitet e fundit shtresa e borës ka qendruar kaq gjatë në Paris. Edhe në veri të Francës si në Lille ka pasur vështirësi në qarkullim. Në mbarë vendin në autostrada ka pasur pengesa me rreth 1.650 kilometra gjithsje, sikurse shkruan gazeta Le Parisien. Si pasojë e aksidenteve rrugore në Francë kanë humbur jetën gjithsej pesë vetë.

Gjermania ditët e ardhshme gjithashtu pritet të ketë mot të trazuar: Pas reshjeve të ditëve të fundit pritet një valë më intensive bore deri të premten. Më pas vala e presionit të ulët do të lëvizë drejt Europës Qendrore duke sjellë borë dhe akull, njofton shërbimi sinoptik i Gjermanisë (DWD). Meteorologët parashikojnë për të premten (09.01.2026) në veri dhe në lindje një valë stuhie me drejtim lindjen. Kjo do të çojë në uljen e temperaturave shoqëruar edhe me reshje bore./DW

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme