Bota 11 August 2025, 15:31 Nga VNA

Digjet Europa: Zjarre masive në Itali, Spanjë, Portugali dhe Kroaci

Ndaje në Whatsapp
Digjet Europa: Zjarre masive në Itali, Spanjë, Portugali dhe Kroaci

Europa vijon të përballet me temperatura ekstreme, ndërsa një pjesë e kontinentit është e zhytur në një betejë të përditshme me flakët që kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe kanë rrezikuar qindra banesa.

Në Itali, në zonën e Malit Vezuv, operacionet për shuarjen e zjarrit kanë vijuar për më shumë se 48 orë, me mbështetjen e ushtrisë. Rreth 80 zjarrfikës, të ndihmuar nga katër avionë tip Canadair, janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve. Autoritetet e parkut kombëtar të Vezuvit kanë mbyllur rrjetin e shtigjeve pranë vullkanit për arsye sigurie, ndërkohë që parku arkeologjik i Pompeit vijon të jetë i hapur. Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme.

Në Spanjë, situata mbetet e rënduar në rajonet e Castilla y León dhe Navarra, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve. Deri më tani, rreth 36 mijë hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur në vend, me mbi 15 zjarre të mëdha të regjistruara vetëm këtë vit.

Portugalia po përballet gjithashtu me vatra të shumta zjarri në disa rajone. Autoritetet kanë evakuuar disa banesa dhe një azil pleqsh, ndërsa mbi 2,000 zjarrfikës janë në terren, duke luftuar me temperaturat mbi 40°C që e bëjnë shuarjen e flakëve edhe më të vështirë.

Në Kroaci, zjarri ka përfshirë fshatin bregdetar Jesenice pranë Splitit. Flakët, që u përhapën në një shtrirje prej tre kilometrash, kanë detyruar mbylljen e rrugës kryesore Omis–Split dhe evakuimin e disa banorëve. Rreth 140 zjarrfikës dhe tre avionë Canadair u angazhuan në operacionin e shuarjes nga ajri dhe toka.

Autoritetet e vendeve të prekura kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa rreziku nga përhapja e zjarreve mbetet i lartë për shkak të kushteve klimatike ekstreme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme