Bota 7 January 2026, 11:38 Nga VNA

Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Maduro dhe bashkëshortja u lënduan teksa tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Maduro dhe

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e forcave speciale amerikane për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, në rezidencën presidenciale në Karakas.

Sipas raportimeve të CNN, gjatë ndërhyrjes së forcave amerikane, çifti presidencial tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u fshehur brenda kompleksit rezidencial. Maduro dhe Flores u përpoqën të strehoheshin pas një dere të rëndë çeliku, por për shkak se korniza e saj ishte më e ulët, ata përplasën kokën, duke pësuar lëndime.

Forcat speciale të njësisë elitare “Delta Force” i neutralizuan menjëherë dhe, sipas burimeve amerikane, u dhanë ndihmën e parë pas nxjerrjes së tyre nga godina. Cilia Flores u paraqit të hënën në gjykatë me fasha në kokë, ndërsa avokati i saj deklaroi se ajo ka marrë “plagosje të konsiderueshme” dhe mund të ketë edhe thyerje ose mavijosje të rënda në brinjë, duke kërkuar ekzaminim të plotë mjekësor dhe rreze X.

Operacioni për arrestimin e Maduros zgjati dy ditë dhe u shoqërua me luftime të ashpra me një forcë kubane të reagimit të shpejtë, e stacionuar pranë kompleksit presidencial. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se disa marinsa u plagosën nga plumba dhe copëza predhash, por theksuan se asnjë prej plagëve nuk ishte kërcënuese për jetën.

Rreth 200 efektivë amerikanë morën pjesë në aksion. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e cilësoi operacionin si “të mirëorganizuar”, duke theksuar se ai kishte për qëllim zbatimin e sanksioneve dhe ndjekjen e akuzave për trafik droge dhe armësh ndaj Maduros.

Administrata amerikane këmbëngul se arrestimi i presidentit venezuelian nuk ishte një operacion për ndryshim regjimi. Megjithatë, pas largimit të Maduros, drejtimin e vendit e ka marrë zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez, të cilën Uashingtoni e konsideron më pragmatike dhe më të hapur për bashkëpunim, veçanërisht në sektorin e naftës.

Burime pranë administratës amerikane bëjnë me dije se vendimi për të punuar me Rodríguez është mbështetur në një analizë të klasifikuar të CIA-s mbi pasojat afatshkurtra të arrestimit të Maduros dhe ndikimin e tij në stabilitetin e Venezuelës.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, është caktuar si pika kryesore e kontaktit me qeverinë e re. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se marrëdhënia mes Rubios dhe Rodríguez është “shumë e fortë”, ndërsa Uashingtoni synon të përdorë presionin ushtarak dhe kontrollin mbi naftën e sanksionuar si levë për të rihapur Venezuelën ndaj kompanive amerikane dhe për të rikthyer ndikimin në infrastrukturën energjetike të vendit.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme