Bota 12 September 2025, 19:13 Nga VNA

Dënohet me 27 vite burg ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Ndaje në Whatsapp
Dënohet me 27 vite burg ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vite e tre muaj burg nga një panel prej pesë gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë, për akuzat e komplotimit të një grushti ushtarak. Bolsonaro u shpall fajtor për drejtimin e një konspiracioni që synonte të mbante pushtetin pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva. Sipas raportimeve të BBC, avokatët e Bolsonaros e kanë cilësuar dënimin si të tepruar dhe absurd, duke paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

Gjykata e Lartë e Brazilit e ndaloi gjithashtu Bolsonaron të kandidojë për poste publike deri në vitin 2060. I ndodhur nën masën e arrestit shtëpiak, Bolsonaro nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit.

Pas këtij vendimi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu habinë e tij për dënimin e ish-homologut brazilian, duke deklaruar: “E njihja kur ishte president i Brazilit. Është njeri i mirë. Është e ngjashme me atë që ata janë përpjekur të bënin në rastin tim.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu u shpreh kritik ndaj vendimit, duke deklaruar se “Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur padrejtësisht që të burgosë ish-presidentin Jair Bolsonaro” dhe se do të ketë një reagim në përputhje me rrethanat ndaj asaj që ai e quajti “gjueti shtrigash”. Ministria e Jashtme e Brazilit e konsideroi këtë deklaratë si një sulm ndaj autoritetit të gjyqësorit brazilian, duke e parë si injorim të provave të paraqitura në gjykatë.

Pas dënimit historik të Bolsonaros, kundërshtarët e tij organizuan festa në kryeqytet, ku kënduan, hodhën fishekzjarre dhe shprehën gëzim për vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme