Bota 9 February 2026, 09:30 Nga VNA

Dënohet me 20 vite burg Jimmy Lai, kritiku më i zëshëm i Pekinit në Hong Kong

Ndaje në Whatsapp
Dënohet me 20 vite burg Jimmy Lai, kritiku më i zëshëm i

Gjykata e Hong Kongut dënoi të hënën me 20 vite burg manjatin e medias Jimmy Lai, duke mbyllur çështjen më të madhe të sigurisë kombëtare që nga vendosja e ligjit të diskutueshëm nga Pekini në vitin 2020.

Lai, themeluesi i gazetës opozitare tashmë të mbyllur Apple Daily, u shpall fajtor vitin e kaluar për dy akuza për “bashkëpunim me forca të huaja” dhe një akuzë për botim materialesh “subversive”. Vendimi i së hënës i dha atij dënimin më të ashpër të shqiptuar deri më tani sipas ligjit të sigurisë kombëtare.

Tre gjyqtarët thanë se 78-vjeçari meritonte dënim në nivelin më të rëndë sepse ishte “truri drejtues” i një fushate të vazhdueshme për të kërkuar sanksione, bllokada dhe masa armiqësore nga SHBA-ja dhe vende të tjera kundër Hong Kongut dhe Kinës. Sipas prokurorisë, në këtë rrjet përfshiheshin punonjës të Apple Daily, aktivistë dhe shtetas të huaj.

Përveç Lait, tetë persona të tjerë — mes tyre ish-drejtues të gazetës, një aktivist dhe një ndihmës ligjor — u dënuan me 6 deri në 10 vite burg.

Lai, shtetas britanik, i ka mohuar akuzat dhe është shprehur në gjykatë se është “i burgosur politik” i persekutuar nga Pekini.

Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper kërkoi lirimin e tij për arsye humanitare, duke thënë se dënimi praktikisht barazohet me burgim të përjetshëm për shkak të moshës së tij. Londra njoftoi se do ta ngrejë sërish çështjen me autoritetet kineze.

Zyra për Çështjet e Hong Kongut dhe Makaos në Këshillin e Shtetit kinez reagoi duke deklaruar se vendimi “dërgon një mesazh të qartë se kushdo që sfidon ligjin e sigurisë kombëtare do të ndëshkohet ashpër”.s

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme