Bota 4 September 2025, 16:44 Nga VNA

Demi Moore mbron bashkëshorten e Bruce Willis

Ndaje në Whatsapp
Demi Moore mbron bashkëshorten e Bruce Willis

Demi Moore ka dalë në mbrojtje të Emma Heming Willis, bashkëshortes së Bruce Willis, pas kritikave që ajo mori pas njoftimit se ylli i Die Hard, i cili vuan nga një formë progresive e demencës, është zhvendosur në një shtëpi të ndarë nga pjesa tjetër e familjes.

Në një intervistë të fundit për The Oprah Podcast të Oprah Winfrey, aktorja e nominuar për çmim Oscar për filmin The Substance foli për diagnozën e ish-bashkëshortit të saj dhe se si familja po përballet me situatën. Ajo theksoi se ndjen “një dhembshuri të thellë për” Heming, e cila është bërë kujdestarja kryesore e Bruce-it.

“Kam shumë dhembshuri për Emmën. Ajo është një grua e re,” tha Demi për Oprah-in. “Askush nuk mund ta kishte parashikuar se si do të evoluonte kjo situatë, dhe ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke u përkushtuar për të ndjekur rrugën e duhur.”

Moore shtoi gjithashtu se “nuk ka një hartë se si të përballosh një situatë të tillë. Shumë përgjegjësi i kanë rënë mbi Emmën, e cila është dashur të kuptojë vetë se si të menaxhojë gjithçka. Dhe gjëja më e bukur – për të cilën ajo flet edhe në librin e saj të fundit – është ndërgjegjësimi për faktin se sa thelbësore është që, për ata që kujdesen për të tjerët, të mos harrojnë të kujdesen edhe për veten e tyre. Nëse nuk gjen kohë për t’u siguruar që ti vetë je mirë, nuk mund të jesh i pranishëm për askënd tjetër.”

Në mars të vitit 2022, familjarët e Willis njoftuan tërheqjen e tij nga kinematografia pas një diagnoze fillestare për afazi, e cila më pas u përkeqësua progresivisht.

Libri i Emma Heming, me titull The Unexpected Journey: Finding Strength, Hope and Yourself on the Caregiving Path ("Udhëtimi i Papritur: Si të gjesh forcën, shpresën dhe veten në rrugën e kujdestarisë"), do të publikohet më 9 shtator.

 

 

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme