Bota 18 October 2025, 18:06 Nga VNA

Dëme nga Lufta Dytë Botërore/ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut detyron Rusinë të dëmshpërblejë Gjeorgjinë

Ndaje në Whatsapp
Dëme nga Lufta Dytë Botërore/ Gjykata Europiane e të

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg e dënoi Rusinë duke vendosur që ajo t'i paguajë Gjeorgjisëmë shumë se 253 milionë euro kompensim. Gjykata deklaroi se dënimi lidhet me veprimet e Rusisë në vijat kufitare midis territoreve të kontrolluara nga Gjeorgjia dhe rajoneve të Abkhazisë dhe të Osetisë së Jugut, të cilat u mbështetën nga Rusia pas Luftës së Kaukazit të vitit 2008.

Pas luftës Moska i njohu ato rajone si shtete të pavarura dhe vendosi mijëra trupa atje. GJEDNJ deklaroi se ekzistonte një sistem shkeljesh të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera përdorimi i tepërt i forcës, burgosjet e paligjshme dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes. Më shumë se 29.000 vetë kanë vuajtuar si rezultat i vendosjes së vijave kufitare.

Vendimi ishte marrë vjet - e re është shuma e kompensimit

Gjyqtarët e Strasburgut kishin arritur në konstatimin për shkeljet e të drejtave të njeriutnë një vendim të vitit të kaluar. Ata tani përcaktuan shumën e pagesës së kompensimit. Vendimi nuk ka marrë ende formë përfundimtare dhe palët në proces mund ta apelojnë vendimin brenda tre muajsh.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e kishte dënuar edhe më parë Rusinë në lidhje me konfliktin në Kaukazin e Jugut. Gjykata ia ka lënë në dorë qeverisë gjeorgjiane që të krijojë një mekanizëm shpërndarjejen e kompensimeve tek viktimat. Megjithatë nuk ka gjasa që Gjeorgjia të marrë ndonjë kompensim nga Rusia, sepse ajo nuk i njeh vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Për shkak të luftës së agresionit kundër Ukrainës, Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës në vitin 2022 dhe nuk është më anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila kujdeset për respektimin e Konventës, mund të vazhdojë të vendosë për ngjarje që kanë ndodhur deri në gjashtë muaj pas përjashtimit të Rusisë. Këshilli i Evropës, Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata janë të pavarura nga BE-ja. /DW

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme