Bota 20 January 2026, 08:02 Nga VNA

"Dëgjoja vetëm ulërima" pas tragjedisë pasagjerja e trenit në Spanjë jep dëshmi!

Ndaje në Whatsapp
"Dëgjoja vetëm ulërima" pas tragjedisë pasagjerja

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje mes dy trenave me shpejtësi të lartë në jug të Spanjës, mbrëmjen e së dielës. Zyrtarët lokalë e përshkruajnë ngjarjen si aksidentin më të rëndë hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, një orë pasi një nga trenat u nis nga Málaga drejt Madridit. Sipas operatorit të linjës, Adif, treni doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren tjetër që po udhëtonte nga Madrid drejt Huelvës. Ministri i Transportit, Óscar Puente, tha se përplasja detyroi trenin e dytë të dilte në një argjinaturë pranë shinave. Shumica e viktimave dhe të plagosurve ishin në vagonët e parë të trenit që shkonte drejt Huelvës.

Arsyeja e daljes nga shinat mbetet e paqartë. Hetimet fillestare tregojnë se një nyje e dëmtuar në hekurat e shtratit të hekurudhave mund të ketë shkaktuar përplasjen. Trenat e përfshirë ishin: Iryo, që po udhëtonte nga Malaga në Madrid me 110 km/orë, dhe një tren tjetër me destinacion Huelva, me shpejtësi 200 km/orë.

Pasagjerët që udhëtonin drejt Madridit përshkruan momente tmerri gjatë përplasjes. Një nga pasagjerët tha se treni “u përplas si tërmet”, xhamat u thyen, bagazhet u përplasën dhe njerëzit u hodhën në dysheme. Një tjetër pasagjer, Lucas Meriako, i ndodhur në vagonin e pestë, tha se ndjeu “goditje të forta dhe dridhje të trenit”, duke shtuar se kishte ndier sikur treni do të shpërbëhej.

Një dëshmitare, Ana, tha për Reuters se treni “u rrokullis në një anë, gjithçka u errësua dhe dëgjova vetëm ulërima.” Ajo dhe motra e saj u shpëtuan nga pasagjerë dhe zjarrfikësit.

Álvaro Fernández Heredia, presidenti i operatorit shtetëror Renfe, theksoi se përjashtohet mundësia që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë ose gabimit njerëzor. Ai shtoi se treni ishte i pajisur me sisteme që do të korrigjonin gabime të mundshme, dhe se të dy trenat po lëviznin nën kufirin e lejuar të shpejtësisë. Heredia sugjeroi se një problem mekanik ose infrastrukture mund të ketë qenë shkaku kryesor.

Të dy trenat transportonin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Nuk dihet ende nëse ka njerëz të bllokuar brenda vagonëve, pasi metali i deformuar ka penguar shpëtimin. Shefi i zjarrfikësve në Cordoba, Francisco Carmona, tha se shpesh nxirrnin viktima për të arritur tek pasagjerë të gjallë, duke e bërë operacionin të ndërlikuar dhe delikat.


Numri i të vdekurve, 39 persona, nuk është identifikuar ende dhe mund të ndryshojë pasi hetimet janë në fillim. Shërbimet lokale raportuan se 112 persona kishin marrë ndihmë mjekësore, 43 prej tyre mbetën në spital, katër të mitur dhe njëri në kujdes intensiv, ndërsa dymbëdhjetë të rritur ndodhen gjithashtu në kujdes intensiv.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme