Bota 14 December 2025, 09:32 Nga VNA

Defekt në motor, avioni United Airlines bën ulje emergjente në Uashington pak pasi ishte nisur për në Tokio

Ndaje në Whatsapp

Defekt në motor, avioni United Airlines bën ulje emergjente në

Një avion Boeing 777-200ER i United Airlines kreu një ulje emergjente në aeroportin Washington Dulles, pak minuta pas ngritjes për në Tokio, për shkak të një defekti teknik në motor.

Sipas njoftimit të linjës ajrore, fluturimi UA 803 u detyrua të kthehej menjëherë në aeroportin e nisjes pasi u konstatua humbje e energjisë në një nga motorët. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk u raportuan të lënduar mes 275 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit.

“Menjëherë pas ngritjes, fluturimi UA 803 u kthye në Aeroportin Washington Dulles ku avioni u ul në mënyrë të sigurt për t’u përballur me një humbje të energjisë në një nga motorët e tij”, tha linja ajrore.

United Airlines u kërkoi ndjesë pasagjerëve për kthimin e papritur, duke sqaruar se avioni do t’i nënshtrohej kontrolleve dhe riparimeve teknike përpara se të rifillonte fluturimin. Udhëtarët pritet të transportohen drejt destinacionit final, aeroportit Haneda në Tokio, me një avion tjetër.

Sipas një zëdhënësi të Aeroportit Dulles, më i madhi në kryeqytetin amerikan, avioni ishte ngritur rreth orës 12:20 dhe se gjatë incidentit u raportua një zjarr në bimësinë pranë pistës, i cili u shua shpejt nga shërbimet zjarrfikëse. Avioni u kthye dhe u ul në siguri rreth orës 13:30, duke u inspektuar më pas nga autoritetet përkatëse.

Pista e prekur u mbyll për një periudhë të shkurtër, por për shkak të numrit të pistave në dispozicion, nuk pati ndikim në fluturimet e tjera.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se kthimi i avionit u shkaktua nga një defekt në motor gjatë ngritjes dhe njoftoi se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e e incidentit.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme